Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare Ballkanologjia, edicioni i katërt, me temë kryesore: “Ballkani midis integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal”.
Drejtori i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj referoi në këtë konferencë me temën: “Marrëdhëniet Ndërfetare në Ballkan dhe Multikulturalizmi në BE”.
Aktiviteti u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me qendër në Shkup.
ITSHKSH përmes kësaj konference shkencore synoi të nxjerr në pah aspektet humane të përafrimit në mes të popujve, nëpërmjet konkurencës së dijes dhe hulumtimit shkencor.