“Ekonomia inspiruese në kohë krizash” ishte tema e konferencës së parë shkencore ndërkombëtare e organizuar më 3-6 Shkurt 2020 nga “Inspiration Economy Society” (IES) në bashkëpunim me “International Inspiration Economy Project” (IIEP).
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i IETT Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, i cili u paraqit me temën: “Roli i filantropisë dhe punës vullnetare në sjelljen e ndryshimit dhe ndikimi në shoqërinë shqiptare”, e cila përmbante një përmbledhje të historisë së bamirësisë në Shqipëri. Prof. Zekaj, gjithashtu drejtoi edhe sesionin e katërtë të konferencës ku u trajtuan tema me shumë interes.
Një nga qëllimet e këtij organizimi ishte shkëmbimi dhe zhvillimi i njohurive që sjellin zgjidhje të bazuara në një ekonomi të qëndrueshme, pavarësisht sfidave me të cilat përballemi.