“Rimëkëmbja post-pandemike e Turizmit Europian përmes Kulturës, Trashëgimisë dhe Krijimtarisë” ishte tema e konferencës së mbajtur online më 22.10.2020, nga Rrjeti Europian i Turizmit Kulturor, ECTN (Europian Cultural Tourism Network), në të cilin mori pjesë edhe Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit si anëtar i këtij rrjeti.
Nën drejtimin e z.Manos Vougioukas, sekretar i përgjithshëm i ECTN prezantuan përgjatë sesioneve znj. Anne Grady, përfaqësuese e European Commission DG EAC, znj. Sneška Quaedvlieg – Mihailovic, përfaqësuese e Europa Nostra, Iulia Niculica nga European Travel Commission ETC, NECSTouR, Helena Vičič nga Interpret Europe, etj.
Në përfundim u zhvillua dhe ceremonia e shpërndarjes së çmimeve “Destinacioni i turizmit të qëndrueshëm kulturor 2020”. Çmimet që u shpërndanë ishin të kategorisë: “Turizmi i trashëgimisë industriale”, “Trashëgimia detare, bregdetare dhe ujore”, “Çmimi special i jurisë”, etj.
Konferenca u mbyll me përshëndetje nga z. Raitis Sijāts, President i ECTN dhe z. Piet Jaspaert, Kryetar i jurisë.
ECTN është i vetmi rrjet në mbarë Europën, që ka për qëllim nxjerrjen e vlerave zhvillimore të turizmit kulturor që synon mbështetjen e shpërndarjes së hulumtimeve, bashkëpunimeve midis kombësive të ndryshme, përmirësimin e turizmit kulturor, shkëmbimin e përvojave si dhe krijimin e mjeteve dhe qasjeve të reja.