Panairi i punës i organizuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, erdhi edhe këtë vit si një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë.
Në këtë panair morën pjesë 45 kompani e institucione publike e private, me qëllim që t’i njohin të rinjtë me pritshmëritë që kërkon tregu i punës, mundësitë, procedurat për stazhe e punësim, si dhe bashkëpunime me interesa të ndërsjella.
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit ndau informacione me studentët rreth mundësive të shumta që ofron për zhvillimin e tyre profesional, programeve të studimit, si dhe rreth aktiviteteve të ndryshme shkencore – kulturore që organizohen gjatë vitit.
Studentët që u njohën me veprimtarinë e IETT-së, u shprehën entuziastë për mundësitë e ofruara të cilat hapin e lehtësojnë rrugët profesionale të karrierës dhe shumë nga ta zgjodhën që të anëtarësohen në rrjetin rinor të IETT-së.
Ne ndihemi krenarë që t’i mbështesim të rinjtë në hapat e tyre të parë drejt një të ardhmeje të suksesshme.