Situata e shkaktuar nga situata pandemike ka bërë që një numër jo i vogël aktivitetesh kulturore, konsultash mes institucioneve dhe studiuesve të bëhen në distancë përmes komunikimit online.
Më dt. 12 Mars 2021, u organizua takimi i radhës në kuadër të diskutimit rreth projekteve të realizuara në vitin 2020 dhe me qëllim planifikimin e projekteve për vitin 2021 në fushën e kërkimeve shkencore, botimeve, trajnimeve për mësues e studentë, seminareve, workshopeve, konferencave ndërkombëtare etj,.
Në këtë takim të organizuar nga Qendra për Studime të Avancuara, CNS në Sarajevë dhe me mbështetjen e IIIT morën pjesë partnerë nga Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Sllovakia.
Me këtë rast u diskutuan projekte të ndryshme që do të mund të zhvillohen gjatë vitit në vazhdim si ato individuale por edhe në bashkëpunim me qendra kulturore të vendeve pjesëmarrëse.
Takimi u mbyll me disa propozime nga të pranishmit të cilat do zhvillohen më në detaj ditët në vazhdim.