Tiranë, 29. 04. 2019
Një përfaqësi e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), e përbërë nga Drejtori i Bordit Drejtues, z. Xhevahir Lleshi dhe koordinatorja për Trashëgiminë dhe Turizmin në IETT, znj. Anisa Hykaj, zhvilluan një takim pune me z. Salah Haroun, themelues dhe kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqiptaro – Arabe në Tiranë.
Në qendër të këtij takimi ishte një projekt që do të organizohet së shpejti nga IETT në kuadër të ciklit, “Pikëtakime letrare nga Trashëgimia Botërore”, në bashkëpunim me Shoqatën e Miqësisë Shqiptaro-Arabe dhe Ambasadën e Egjiptit në Tiranë.
I ftuar nderi në ketë event do të jetë shkrimtari egjiptian Mohamed Salmawy, njëkohësisht Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Egjiptian.
Z. Salmawy vjen në Shqipëri si biograf i shkrimtarit Naguib Mahfouz, fitues i çmimit Nobel në letërsi.
Gjatë takimit u këmbyen mendime për fushat e botimit, trashëgimisë kulturore dhe turizmit historik e kulturor, me interes për të dyja palët, e në veçanti për përkthimin në gjuhën shqipe të kryeveprës së Naguib Mahfouz “Triologjia e Kajros”.