Një nga prioritetet e Institutit të Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit është aftësimi dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës, duke i mbështetur në zhvillimin e kompetencave të tyre profesionale dhe akademike.
Në këtë kuadër, përgjatë muajve tetor – dhjetor 2024, janë kryer praktika pune në ambientet e Institutit për rolin e asistentes së zyrës.
Nën mbikëqyrjen e koordinatores së IETT-së, pjesëmarrëset përfituan njohuri në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, si dhe një përvojë kualifikuese që do të ndikojë në rritjen e aftësive të tyre profesionale dhe personale.
IETT mbetet një pikë referimi për zhvillimin e të rinjve, duke krijuar mundësi për fuqizimin e rolit të tyre në komunitet dhe përgatitjen për sfidat e së ardhmes.