Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) vazhdon të krijojë mundësi për të rinjtë, duke i ndihmuar në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale dhe akademike, për një përgatitje më të mirë ndaj tregut të punës.
Në këtë kuadër, pjesëmarrësja e praktikës së punës ka fituar njohuri të vlefshme në fushën e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, duke pasuruar eksperiencën e saj profesionale.
Praktika u finalizua me një prezantim të përgatitur me shumë kujdes, mbi një nga sitet tona më të rëndësishme, Apoloninë, si dhe me shpërndarjen e certifikatës në shenjë vlerësimi për përkushtimin e treguar.