
Rrjeti Rinor IETT synon të jetë një forcë shtytëse për të lidhur, informuar, fuqizuar dhe angazhuar të rinjtë për të zhvilluar potencialet e tyre të plota dhe për të kontribuar në transformimin pozitiv të komuniteteve të tyre. Ky rrjet nëpërmjet zbatimit të ideve dhe projekteve inovative ka si qëllim përmirësimin dhe gjallërimin e jetës sociale, edukative apo kulturore. Si një projekt i IETT ndihmon gjithashtu promovimin e diversitetit social – kulturor, edukimin dhe argëtimin e të rinjve për të kontribuar në luftën ndaj të gjithë fenomeneve sociale negative. Objektiva kryesore mbeten promovimi i talenteve të reja dhe zhvillimi e tyre dhe krijimi i një tradite rinore nëpërmjet bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe institucioneve të ndryshme në zhvillimin e kapaciteteve të ndryshme në të ardhmen.