Kalaja e Shkodrës, apo siç njihet ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Prej kohësh, ajo mbetët një monument shumë i rëndësishëm i vendit. Këtu nuk po ndalemi të shpjegojmë nga e ka marrë emrin Kalaja e Rozafës, sepse legjendën e Rozafës e kemi të njohur thuasje të gjithë. Kalaja është ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, nga ana jug-lindore e tij. Rezulton të jetë ndërtuar qysh nga antikiteti duke ju rezistuar shekujve e duke qëndruar krenare deri në ditët tona.
Struktura
Kalaja ka një pozicion të fuqishëm strategjik duke kontrolluar të gjithë territorin e gjërë përreth. Ajo përbëhet prej tre oborreve kryesore që janë në formë të shkallëve duke u ngritur njëri pas tjetrit ku dhe ndahen me porta në mes vete. Një strukturë e tillë e bën më të thjeshtë orientimin e turistëve në hapësirat e objektit.
Hyrja kryesore është nga veri-lindja dhe nga aty futeni në oborrin e parë. Në këto hapësia ka një kullë cilindrike, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohëve venedikase. Kurse në oborrin e dy gjendet Xhamia e Fatihut, burgu dhe depoja.
Në “Udhëpërshkrimet” e njohura të Evlia Çelebiut, përshkruhet Kalaja e Shkodrës, ku ndër të tjera përmendet se brenda saj nuk ka dyqane, ka vetëm 100 banesa ushtarësh, ka depo për grunë e municione.
Muzeu i Rozafës
Është i vendosur në oborrinë e tretë të Kalasë, saktësisht në godinën veneciane të njohur me emrin “Kapitaneria”. Këtu është skalitur e kaluara rreth 4000-vjeçare e Kalasë dhe e familjeve më me zë të vendit prej peridhave të ndryshme kohore. Turistët e shumtë shqiptarë dhe të huaj që e vizitojnë këtë objekt informohen në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Edhe alfabeti braj është në funksion. Vizitorët mund të njihen me historinë e qytetit, ngjarje të ndryshme e personalitete të rëndësishme, përmes gravurave, riprodhimeve të dokumentave arkivore e të veprave të artit të kohëve të ndyshme.
Kur të ngjiteni në oborrin e tretë, në më të lartin e Kalasë së Shkodrës, mund të shijoni një peizazh fantastik. Fenomeni natyror i takimit të lumenjve të njohur: Bunës, Kirit dhe Drinit dhuron një pamje të pazakontë. Ejani dhe prekeni hisorinë me dorë!