Më datë 26 maj 2022, gazetari Kamal Mustafa, vizitoi Institutin e Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT). Ai u prit nga Drejtori Ekzekutiv i IETT, Prof. Dr. Ramiz Zekaj, Kryetari i Bordit, Prof. Dr. Valter Shtylla, Koordinatorja e IETT, znj. Anisa Hykaj dhe stafi administrativ.
Z. Mustafa punon prej 33 vitesh në gazetën e famshme Al Nadwah, ka përfaqësuar Agjensinë Europiane të Medias (EPA) në Arabi Saudite dhe Egjipt, duke marrë pjesë kështu në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të fushës së ekonomisë, letërsisë, përkthimit dhe gazetarisë. Gjatë vizitës së tij në IETT, ai u njoh me punët dhe veprimtarinë edukative dhe kulturore të institutit dhe me aktivitetet e ndryshme që IETT realizon ndër vite.
Më pas u diskutuan mundësitë e promovimit të trashëgimisë dhe vlerave historike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë në vendet arabishtfolëse dhe përparësitë që u duhen dhënë medias, teknologjisë dhe komunikimit virtual në përcjelljen e informacionit si dhe shumë çështje të tjera. Në takim u ndanë ide frymëzuese dhe u zhvilluan analiza kritike, duke shprehur dëshirën për bashkëpunime të mëtejshme midis z. Kamal dhe IETT. Me këtë rast u diskutuan mundësi për marrëveshje bashkëpunimi me institucione homologe, me qëllim zhvillimin e projekteve që promovojnë vlerat më të larta të komuniteteve tona në fushën e edukimit, trashëgimisë dhe turizmit. Fryt i këtij takimi ishte edhe miratimi që z. Kamal Mustafa në të ardhmen të jetë Këshilltar për Median i IETT, duke u bërë kështu ura lidhëse mes IETT dhe institucioneve, agjensive, dhe instituteve të tjera në botë.