Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT si anëtare e Interpret Europe, mori pjesë në takimin online me temë: Kombinimi i trajnimeve të Interpret Europe me sistemet e çertifikimit kombëtar.
Përgjatë takimit, anëtarë të organizatave të tjera ndërkombëtare treguan eksperienca të ndryshme nga trajnime të realizuara nga IE në vendin e tyre. Gjithashtu u diskutuan ide për mundësitë e kombinimit të trajnimeve me sisteme të tjera të vlerësimit për guidat.
IETT ishte i pari që solli një nga këto trajnime në Shqipëri, atë të “Certified Interpretative Guide”, CIG në vitin 2020. Në bashkëpunim me Interpret Europe do arrihet që edhe trajnime të tjera të realizohen së shpejti.