Dita e dytë e konferencës, prezantuar nga Peter Seccombe, Angli solli për pjesëmarrësit ligjërata tepër interesante për kulturën, trashëgiminë botërore, turizmin, muzetë, arkitekturën etj.
Referimi kryesor u mbajt nga Dirk Gotzmann, drejtor i ‘CIVILSCAPE’, Gjermani. Prezantimi kishte në fokus Konventën e Këshillit të Europës për Peisazhin ose ndryshe quajtur Konventa e Florencës. Gotzmann na kujtoi se peizazhi është i lidhur pazgjidhshmërisht me perceptimin personal që përfshin të gjitha shqisat tona.
Ndër prezantimet e ditës së dytë, do të veçonim përfaqësimin e Shqipërisë nga pedagogia e Departamentit të Turizmit pranë Universitetit të Durrësit, Dr. Mirela Tase, njëkohësisht bashkëpuntore e IETT. Eko-Turizmi në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet dhe perceptimi i tij nga popullata ishin në fokus të këtij prezantimi. Referimi për eko-turizmin ngjalli interes te pjesëmarrësit të cilët drejtuan pyetje të ndryshme lidhur me turizmin dhe zhvillimin që ka pësuar dy vitet e fundit ky sektor në Shqipëri.
Nina Simon, USA nëpërmjet prezantimit të saj rreth ndërtimit të organizatave kulturore që janë TË / NGA / PËR TË GJITHË na tregoi se vende të tilla si muzetë janë të suksesshme ngaqë ato shndërrohen të/nga/për komunitetin.
Dita e dytë përfundoi me diskutime në panel, prezantuar nga Nina Simon (SHBA), Jon Kohl (Kosta Rika) dhe Dragana Lucija Ratković Aydemir (Kroaci).