Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit hapin thirrjen për kumtesa për konferencën studentore: “Sfidat e biznesit në epokën digjitale” e cila do të mbahet online më datë 09 qershor 2021.
QËLLIMI I KONFERENCËS
Qëllimi i konferencës është të sigurojë një forum për studentët për të prezantuar punime teknike. Konferenca u ofron studentëve një mundësi unike për t’u takuar me studentë nga universitetet e tjera dhe për të ndarë pikëpamjet e tyre për çështje domethënëse. Studentët gjithashtu inkurajohen të formulojnë mendime dhe të prezantojne iniciativa të reja sfiduese. Kjo konferencë e fokusuar në sfidat më të cilat po përballen bizneset në epokën digjitale tenton të zgjerojë njohuritë e studentëve përmes artikujve të prezantuar dhe mikro diskutimeve.
NËN TEMAT
Prezantimet e konferencës studentore do të organizohen në 12 nën tema, që synojnë të mbulojnë çështje të gjera dhe të veçanta të sfidave të bizneseve në epokën digjitale. Nën temat e dhëna nuk kanë për qëllim të kufizojnë prezantimet, por shërbejnë për të treguar hapësirën e pritshme të diskutimeve. Studimet e rasteve të përvojave dixhitale aktuale në biznese të ndryshme, para dhe gjatë pandemisë do t’i kushtohet vëmendje e veçantë.
- Marketingu ne mediat sociale;
- Tregtia elektronike;
- Inovacion dhe transformim digjital;
- Strategjitë e markës;
- Kreativitet;
- Reklamimi në Internet;
- Teknologjia e marketingut;
- Përvoja e klientit;
- Analiza dhe të dhëna;
- Marketingu në internet;
- Marketingu i përmbajtjes;
- Marketingu me email;
DATA TË RËNDËSISHME
- Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 18 maj 2021
- Njoftimi vetëm për pranimin e abstrakteve: 20 maj 2021
- Afati për dorëshkrimet e plota: 30 maj 2021
- Njoftimi për pranimin e punimit: 4 qershor 2021
- Drafti i programit: 6 qershor 2021
- Data e konferencës: 9 qershor 2021
BORDI SHKENCOR DHE ORGANIZATIV
Kryetar: Prof. Asoc. Dr. Ledina Alolli
Anëtarë:
Universiteti Fan S. Noli, UNIKO
Prof. Asoc. Dr. Eleina Qirici | Dr. Benita Stavre | Prof. Asoc. Dr Sonela Stillo | Prof. Asoc. Dr Esmeralda Shkira | Prof. Asoc. Dr. Mamica Nene | Prof. Asoc. Dr. Oriola Theodhori |Dr. Landi Gushi | Dr. Marenglena Hoxhaj | Dr. Alma Zhilla | Dr. Denada Olli | Dr. Rafail Prodani
Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT
PhD. Blendi Shima | PhD. Altin Kulli
Albanian University, AU
Dr. Gilberta Hadaj | Dr. Genti Cela
Koordinatorë të konferencës:
Alma Zhilla, Universiteti i Korcës | Anisa Hykaj, Resilda Muça, IETT Albania