Një delegacion i IETT-së i përbërë nga znj. Anisa Hykaj, Koordinatore e IETT; zj. Inesa Sulaj, Këshilltare për Trashëgiminë dhe Turizmin dhe zj. Valbona Bojaxhiu, Asistente Administrative, zhvilloi një vizitë miqësore në ambientet e TIKA-s, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh për realizimin e objektivave në sektorë të ndryshëm të edukimit dhe trashëgimisë.
Gjatë bisedës, fillimisht u prezantua veprimtaria e Institutit e më pas u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme me interes të veçantë për shqiptarët dhe trashëgiminë islame në Shqipëri.
Ky takim hapi rrugën për planifikimin e projekteve të reja që pritet të realizohen gjatë vitit të ardhshëm. Ku përmes diskutimeve dhe shkëmbimeve të ideve u identifikuan mundësi për bashkëpunim të suksesshëm në fusha të ndryshme.
Si shenjë mirënjohje për mikpritjen, në përfundim të takimit, Koordinatorit të TIKA-s iu dhuruan disa nga botimet e IETT-së.