Siç argumentojnë psikologët dhe sociologët, koha e lirë ka një rol pozitiv në procesin e prodhimit: mund të përmirësojë produktivitetin e punës së individëve duke ndikuar në vetë-zhvillimin e tyre. Në kuadër të serisë së leksioneve të organizuara nga IETT mbi Ekonominë frymëzuese, këtë herë në qytetin e Shkodrës, Dr. Buheji e orientoi temën drejt një vështrimi ekonomik nga një këndvështrim...
Në kuadër të serisë së leksioneve mbi Ekonominë frymëzuese, u mbajt ligjërata e parë me temë: “Përgjegjësitë sipërmarrëse ndaj shoqërisë” nga Dr. Mohamed Buheji, që u zhvillua në ambientet e shtypshkronjës ‘Mileniumi i Ri’, Durrës. Dr. Buheji konsiderohet një ekspert kryesor në fushat e Ekselencës, Njohurisë, Inovacionit, Frymëzimit, Menaxhimit të Ndryshimeve dhe Rritjes së Konkurrueshmërisë për vendet dhe komunitetet. ...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit u paraqit në këtë konferencë shkencore me temën: “Efektet socio-kulturore të zejtarisë në Preshevë e rrethinë” e prezantuar nga drejtori i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj. Ky aktivitet u organizua nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, në datat 23-24 tetor 2021, në Preshevë. Në aktivitet morën pjesë studiues dhe...
“Rigjenerimi i Turizmit Evropian përmes Kulturës, Trashëgimisë dhe Kreativitetit” është tema e konferencës ndërkombëtare të ECTN, e cila mbahet nga 20-23 tetor në Athinë, Greqi. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit ishte pjesë e konferencës me temë: “Sitet arkeologjike dhe muzetë si atraksione turistike kulturore në Shqipëri” prezantuar nga Drejtori i IETT, Prof.Ass. Dr Ramiz Zekaj. Konferenca e 14-të ECTN ka në...
Në fundjavën 2-3 tetor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) me organizatat e tij partnere: Qendra për Studime të Avancuara (CNS) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), organizuan punëtorinë dy-ditore në kuadër të Programit të Trajnimit të Kërkimit. Mentori i kësaj punëtorie të parë Dr. Nedim Begoviq, është studiues me përvojë, profesor i asociuar dhe prodekani i...