Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim me institucionin më të rëndësishëm në Europë, Interpret Europe ose Shoqatën Europiane të Interpretimit të Trashëgimisë organizojmë në Shqipëri disa trajnime për interpretimin e trashëgimisë. Këto kurse janë të dizenjuara për të gjithë ata që ofrojnë përvoja të vizitorëve dhe përfshijnë njerëz në vendet e trashëgimisë si: guidat, profesionistët e turizmit, muzeologët, kuratorët e muzeut dhe menaxherët e siteve. Sitet mund të jenë parqe natyrore, ndërtesa historike, muze, kopshte botanike dhe kopshte zoologjike.
Kursi i Guidës Interpretative (CIG) ofrohet për guida dhe profesionistë të tjerë që prezantojnë trashëgiminë natyrore dhe kulturore.
Temat që mbulohen gjatë këtij kursi: Interpretimi personal, aftësitë e komunikimit, aksesueshmëria, kritikat interpretuese, qëndrueshmëria, krijimi i kuptimit. Personat që do të trajnohen do të praktikojnë se si të të kthejnë idetë e forta në fjalë për të angazhuar vizitorët në një mënyrë kuptimplotë dhe të paharrueshme. Kursi u ofron pjesëmarrësve një sërë ushtrimesh sfiduese, duke ndërtuar besimin dhe kreativitetin e tyre për të zhvilluar, ofruar dhe vlerësuar biseda dhe ecje të shkëlqyera interpretuese.
Përmbajtja e kursit përfshin:
• Zbulimi i kuptimeve dhe i marrëdhënieve të dukurive natyrore dhe kulturore;
• Ballafaqimi me trashëgiminë materiale dhe jomateriale;
• Krijimi i temave tërheqëse nga sitet e ndryshme natyrore ose kulturore, objektet dhe informacionet faktike;
• Reagimi ndaj nevojave dhe pritshmërive të pjesëmarrësve gjatë veprimtarive interpretuese;
• Përdorimi i teknikave të pyetjeve dhe mjeteve të tjera të komunikimit;
• Ushtrime të ndryshme të formimit të grupit dhe përdorimi i rekuizitave;
• Lidhja e informacionit me botën e pjesëmarrësve;
• Marrja e informacionit për barrierat dhe ndërhyrjet në proceset interpretuese.