Kursi i Planifikuesit Interpretativ (CIP) ofrohet për: profesionistë që planifikojnë vende të trashëgimisë, si: arkitektë, kuratorë, muzeologë, menaxherë. Megjithëse nuk kërkohet përvojë e mëparshme në interpretim, është e nevojshme që kursantët të njohin parimet bazë të planifikimit. Ky kurs 40-orësh merr në konsideratë të gjitha llojet e siteve të trashëgimisë. Përgjatë kornizës së planifikimit interpretues të Interpret Europe, pjesëmarrësit përjetojnë të gjithë përmbajtjen e kursit në ekipet e planifikimit, hap pas hapi në një sit të trashëgimisë. Çdo ditë, ata shtojnë njohuri të reja në propozimet e tyre të planifikimit, të cilat ia paraqesin njëri-tjetrit në ditën e fundit të kursit.

 

Përmbajtja e kursit përfshin:

  • Vlerësimi i një zone të trashëgimisë;
  • Vlerësimi e përvojës së sitit dhe shërbimeve interpretuese;
  • Praktikimi i qasjeve pjesëmarrëse, shkëmbimi dhe përfshirja e palëve të interesuara;
  • Analizimi për dallimin ndërmjet fakteve dhe kuptimeve;
  • Zhvillimi i temave interpretuese, duke marrë parasysh kornizat intelektuale dhe vlerat universale;
  • Planifikimi i shërbimeve angazhuese interpretuese, duke përfshirë mjediset dhe mediat;
  • Marrja e informacionit se si shërbimet e interpretimit mund të dizajnohen për të qenë elastike me kalimin e kohës;
  • Integrimin e aspekteve të qëndrueshmërisë dhe të drejtave të njeriut në planifikim;
  • Eksplorimi i mënyrave të ndryshme të vlerësimit gjatë proceseve të planifikimit.