Kush Jemi

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), themeluar me Vendim nr.843, datë 04.11.2013, me seli qendrore në Tiranë-Shqipëri, është qendër e pavarur kulturore – shkencore me karakter këshillimor, trajnues, studimi, kërkimi. IETT synon të kontribuojë në fushën e edukimit, në të gjitha nivelet (parashkollor, fillor, të mesëm e të lartë), teksteve shkollore, universitare, të kurrikulës, kualifikimit dhe trajnimit të mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe pedagogëve, në fushën e edukimit, të pedagogjisë, të metodave të dhënies së njohurive – kontrollit dhe nxënies, psikologjisë, didaktikës, trajnimit; në fushën e botimeve të ndryshme.

Të japë ndihmesën tij në fushën e trashëgimisë kulturore e historike, vlerave materiale e shpirtërore, kërkimore e dokumentare, restaurimit dhe botimeve që lidhen me to, pasuri kjo e trashëguar me vlera unike artistike, estetike, dhe karakteristika tradicionale, që plotëson diversitetin dhe peizazhin e pasur artistik e kulturor.

Të kontribuojë në fushën e turizmit aktiv dhe në të gjitha drejtimet që lidhen me të, sidomos në fushën e turizmit familjar, kulturor e historik, të japë një ndihmesë në zhvillimin e këtij sektori duke përkrahur iniciativat që gjenerojnë mundësi tregtare, duke mbështetur guida e aktivitete turistike, duke bërë orientime, partneritete e bashkëpunime të rëndësishme, të cilat promovojnë përparësitë për ruajtjen mjedisore dhe larminë kulturore të popujve ballkanikë dhe më gjerë.

Libra

REVISTA

STUDENTE

KURSE

Prioritetet e IETT:

Në fushën e edukimit

– Hartimi përshtatja, përkthimi dhe redaktimi i teksteve shkollore dhe universitare në Shqipëri dhe jashtë saj, programeve mësimore dhe edukative, përpunimi i lëndëve të ndryshme, për të gjitha nivelet, për kualifikime e trajnime të ndryshme edukative, lëndore, psikologjike, pedagogjike, didaktike, metodike, të karakterit administrativ, të kurrikulës, kualifikimit dhe të trajnimit, për sferën e mësimdhënësve të çdo niveli, të librit shkollor dhe universitar, të programeve lëndore, veprimtari psiko-pedagogjike kombëtare e ndërkombëtare, përgatitjen dhe formimin ideo-pedagogjik, metodik e shkencor të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave të niveleve të ndryshme, veprimtari në fushen e librit, revistave, medias elektronike dhe të shkruar, etj.

– Organizimi i kurseve kualifikuese dhe trajnuese për mësuesit dhe edukatorët e çdo niveli, në përputhje me programin e MASH (Shqipëri), por edhe të vendeve të tjera, duke zbatuar legjislacionin në fuqi dhe duke kontribuar në hartimin dhe rinovimin e kurrikulës psiko-pedagogjike e metodike-shkencore, si dhe të materialeve të teksteve shkollore e universitare, si dhe ato në ndihmë të nxënësve e të mësuesve në të gjitha lëndët dhe librat ndihmës, si fletoret e punës, librat për lexime jashtë klase, fletoret e modeluara etj. Hartimin e librave për mësuesit dhe pedagogët (ose përkthimi i tyre) si dhe përpunimi i lëndëve të ndryshme në të gjitha kategoritë.

– Të organizojë kurse dhe konferenca, videokonferenca e veprimtari të tjera, për kurrikulën, kualifikimin dhe trajnimin e mësuesve e pedagogëve të niveleve të ndryshme shkollore dhe universitare, të analizojë, studiojë dhe të hartojë kurrikulat e lëndëve të ndryshme për arsimin para-universitar dhe universitar në Shqipëri si burim alternativ për MASH.

– Të organizojë konferenca duke sjellë përvojën kombëtare, por dhe atë botërore, për zhvillimin e mësimdhënies në kohën tonë, të organizojë dhe kryejë veprimtari të ndryshme dhe studime të dukurive dhe problemeve që lidhen me trashëgiminë kulturore, që i vlejnë së tepërmi kulturës dhe edukimit.

Në fushën e trashëgimisë

– Të organizojë dhe të kryejë veprimtari të ndryshme dhe studime të dukurive e problemeve që lidhen me trashëgiminë kulturore, duke bashkëpunuar me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e ruajtjes së vlerave materiale e shpirtërore, duke zhvilluar e zbatuar projekte kërkimore e dokumentare në fushat përkatëse.

– Të trajtojë dhe mbikëqyrë projektet që kanë si objektiv restaurimin e monumenteve të kulturës (kalatë, urat, ujësjellësit, objektet e kultit, bibliotekat e vjetra etj.)

– Të themelojë dhe ruajë objekte të klasifikuara si muze të trashëgimisë historike e kulturore, libroteka publike e private etj.

– Të realizojë botime, kalendarë e manuale që lidhen me pasuritë e trashëguara kombëtare, që kanë vlera unike artistike, estetike, dhe karakteristika tradicionale.

Në fushën e turizmit

– Të zhvillojë dhe japë kontribute të reja në fushën e turizmit aktiv dhe tek të gjitha drejtimet që lidhen me të, sidomos në fushën e turizmit familjar, kulturor e historik.

– Të përkrahë iniciativat që gjenerojnë mundësi tregtare duke mbështetur guida e aktivitete turistike, duke bërë orientime, partneritete e bashkëpunime të rëndësishme të cilat promovojnë përparësitë për ruajtjen mjedisore dhe larminë kulturore të popujve ballkanikë dhe më gjerë;

– Të inicojë konferenca, takime e veprimtari të ndryshme duke bashkëpunuar me organe të pushtetit vendor kudo që ka shqiptarë, si dhe me organizata simotra në vende të ndryshme të botës që veprojnë e punojnë në fushen e Turizmit.