Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit i kushton një rëndësi të veçantë librotekave të institucioneve të ndryshme kulturore dhe arsimore, publike e private. Me këtë rast, gjatë vizitës në shkollën e mesme të bashkuar “Ali Iber Neza”, Tropojë, u dhurua një kontigjent titujsh të ndryshëm për pasurimin e saj dhe vënien në dispozicion të nxënësve. Qëllimi i këtij projekti është përhapja e dijes mes gjithë grupmoshave, nëpërmjet dhurimit të librave në zhanre të larmishme.
Në kuadrin e aktiviteteve në fushën e edukimit, IETT i kushton një rëndësi të veçantë krijimit të kushteve për një arsim cilësor të brezave të rinj. Ndaj, në vazhdimësi të projekteve për pasurimin e librotekave, iu dhuruan shkollës 9 vjeçare dhe të mesme “Ali Iber Neza”, Tropojë, dhjetëra tituj të zhanreve të ndryshme. Me këtë rast, një delegacion i Institutit, përfaqësuar nga Koordinatorja e IETT, Znj. Anisa Hykaj, vizitoi Shkollën “Ali Iber Neza”, ku u prit nga drejtori i saj, z. Bekim Berbati, mësuesja e Gjuhë-Letërsisë, znj. Sonila Nezaj dhe përgjegjësja e bibliotekës së shkollës, Z. Berbati e falënderoi dhe përgëzoi Institutin IETT për këtë nismë të bukur dhe frymëzuese për Shkollën “Ali Iber Neza”. Ai u shpreh se nisma të tilla janë një kontribut i vlefshëm për nxënesit dhe të ardhmen e tyre akademike, duke theksuar rëndësinë që ka pasurimi me tituj në gjuhën shqipe të librotekave në shkollat e të gjithë vendit.
IETT ka pasur një sërë nismash për pasurimin e Librotekave të shkollave publike e private në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, projekt të cilin pritet ta zgjerojë në të ardhmen.