Lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, i shpallur “Park Kombëtar” me vendim nga Qeveria Shqiptare, duke u bërë Parku i parë Kombëtar i një Lumi të Egër në Evropë. Në të ardhmen, Vjosa do të ruhet si një lum natyror, me rrjedhje të lirë. Vjosa dhe degët e saj kryesore rrjedhin lirshëm për mbi 400 km, nga vargmali i Pindit në Greqi, ku quhet Aoös, deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri.
Lumi dhe zonat përreth tij janë ekosisteme të një biodiversiteti të konsiderueshëm dhe janë shtëpia e mbi 1100 llojeve speciesh, duke përfshirë 13 lloje kafshësh dhe dy lloje bimore të kërcënuara globalisht nga IUCN.
Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar do të lehtësojë zgjidhjet e sfidave me të cilat përballet ekosistemi, si ndotja e ujit dhe tokës, menaxhimi i mbetjeve dhe shpyllëzimi. Gjithashtu, shpallja e Parkut Kombëtar do të krijojë mundësi ekonomike për komunitetet lokale, nëpërmjet turizmit të përgjegjshëm dhe do të ndihmojë në adresimin e problemeve që lidhen me migrimin e brendshëm.