Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), nënshkruan sot, më datë 23.10.2020, një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në arsim dhe jo vetëm, në mënyrë arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve, stafeve respektive të të dy institucioneve.

Të pranishëm në këtë takim ishin Prof. Dr. Valter Shtylla, Kryetar i Bordit Drejtues të IETT dhe znj. Anisa Hykaj, Koordinatore e IETT të cilët u pritën nga Rektori i Institucionit CIT, Prof. Dr. Sokol Abazi dhe znj. Erjona Deshati, Administratore e CIT.

Në kuadër të diskutimeve përfaqësuesit shqyrtuan mundësitë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje mbi pikat e mëposhtme:
1. Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese; shkëmbimit kulturor, aktiviteteve në fushën e edukimit ku përfshirja e studentëve të jetë parësore;
2. Bashkëpunimin mes dy institucioneve në aktivitete sociale, kulturore dhe akademike për ti ardhur në ndihmë shoqërisë në tërësi dhe rinisë në veçanti;
3. Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm);
4. Shkëmbimin e literaturës shkencore;
5. Shkëmbimin e përvojës lidhur me menaxhimin institucional.

Në fund të takimit, të dyja palët ranë dakord të bashkëpunojnë në çdo kohë për të ndërvepruar në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre dhe për të cilat shfaqin interes të përbashkët.