Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe Balkan Pearls Tour Operator nënshkruan një “Marrëveshje Partneriteti”, me qëllim për të bashkëpunuar në sektorin e turizmit dhe jo vetëm, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT dhe znj. Vilma Meta, Administratore e Balkan Pearls Tour Operator.

Disa prej shërbimeve që do të ofrojë IETT në bashkëpunim me Balkan Pearls Tour Operator janë:

  • Trajnime dhe kurse për agjentët e udhëtimit.
  • Praktikë për studentët e sektorit të turizmit.
  • Paketa të ndryshme turistike për shqiptarët dhe turistët e huaj.
  • Seminare, konferenca në fushën e turizmit, trashëgimisë.
  • Pjesëmarrje të përbashkët në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në fund të takimit, të dyja palët ranë dakord të bashkëpunojnë në çdo kohë për të ndërvepruar në fushat ku shfaqin interes të përbashkët.