“Qyteti i gurtë” me të drejtë konsiderohet margaritari i trashëgimisë sonë kulturore. Pikërisht në këtë qytet ndodhet edhe njëri ndër muzeumet më të rëndësishëm të traditës dokësore dhe zakonore. Objekti i muzeut është vendosur në lagjen “Palorto” dhe daton qysh në shekullin e XIX.
Ndërtuar tre shekuj më parë, banesa e tipit kullë, që përfaqëson një model tipik të jetës të një familjeje qytetare patriarkale të kohës, po vazhdon ende të luajë rolin e muzeut në Gjirokastër.

Objekti ka katër kate dhe të gjitha janë të hapura për vizitorët që janë të dhënë pas etnotrashëgimisë. Ka gjithsej 64 dritare, një qilar të nëndheshëm guri për magazinimin e ushqimeve, një sterë uji me kapacitet 130 mijë litra, një dhomë-bunker për mbrojtje në rast lufte apo tërmeti, 6 tualete, një hamam dhe një sistem të sofistikuar frëngjish për vetëmbrojtje.

Në përgjithësi dhomat e muzeut janë të rregulluara siç do të ishin përdorur në të vërtetë dhe janë zbukuruar me gjëra të shumta shtëpiake, me kostume folklorike dhe artefakte kulturore tipike të një familjeje të pasur tregtare të Gjirokastrës ose administratorëve otomanë që jetonin në shekullin e 19-të. Vlen të theksohet se banesa është vlerësuar si njëra ndër më të bukurat në Ballkan dhe në mesin e më modernëve për nga ana funksionale në kohën kur është ndërtuar