Gjon Mili është një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit të XX. I lindur në Korçë në vitin 1904, ai emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël, fillimisht për t’u ndalur në Rumani, ku mbaroi dhe shkollën e mesme, e pastaj në SHBA. Ishte pikërisht në Shtetet e Bashkuara ku Mili e ktheu në art pasionin e tij të jetës, fotografinë, si dhe ndriçimin, për të cilin kreu dhe studimet përkatëse si inxhinier ndriçimi në universitetin e mirënjohur MIT (Institutin e Teknologjisë së Massachusetts). Gjatë kësaj kohe u filloi të merrej me artin fotografik.
Në muzeun e tij në qytetin e Korçës paraqitet më së miri ky rrugëtim unik arti i Milit, përmes 240 fotografive dhe thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitura me elemente nga jeta e tij, apo të kohës që jetoi janë ekspozuar në dhomat e ish-shtëpisë rumune, një nga godinat simbol të qytetit në zonën pedonale. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes.
Nga Roma në Hollywood, nga fotografitë e artistëve tek ato të sportistëve apo figurave të njohura shoqërorë, galeria e fotove të Milit është krijuar në një mënyrë të tillë që të marrim njohuri mbi fazat e krijimtarisë së tij. Falë dhomave interaktive, vizitorët do të mund të marrin si suvenir nga muzeu një foto të shkrepur me të njëjtën teknikë me të cilën Gjon Mili realizoi fotot e tij ikonike.