Panaire

IETT pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2024

Panairi i punës i organizuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, erdhi edhe këtë vit si një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë. Në këtë panair morën pjesë 45 kompani e institucione publike e private, me qëllim që t’i njohin të rinjtë me pritshmëritë që kërkon tregu i punës, mundësitë, procedurat...

IETT merr pjesë në edicionin e 11-të të panairit ndërkombëtar të udhëtimit dhe Turizmit në Xheda – Arabi Saudite, 19-21 shkurt 2023

Ky panair organizohet nën kujdesin e veçantë të Lartësisë së Tij, Princit Saud bin Abdullah bin Jalawi, Guvernator i Xhedas. Pjesëmarrës në këtë panair janë më shumë se 200 agjenci turistike vendase dhe ndërkombëtare, kompani nga sektori privat, linja ajrore, hotele, resorte dhe një sërë kompanish të specializuara në sektorin e turizmit. Nuk mungon edhe prania e kompanive të reja nga...

IETT vizitoi Panairin e Turizmit dhe Sportit në Prishtinë

Më datë 5 maj 2022 u hap zyrtarisht Panairi i Turizmit dhe Sportit, edicioni i 18-të në ambientet e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë. Ky panair është një event promovues, në të cilin prezantohen një sërë destinacionesh turistike, agjensi dhe biznese, institucione të tjera nga vendi, rajoni dhe me gjerë, për sektorin e turizmit dhe sportit. Me këtë rast, një delegacion i...

Panairi “Tourism Travel Show Albania 2022”

IETT vizitoi përgjatë dy ditëve panairin e turizmit organizuar në pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke u njohur dhe krijuar bashkëpunime me pjesëmarrës të sektorit të turizmit. Prezent në këtë panair ishin operatorë turistikë, organizatorë të udhëtimeve në grup, agjentë të udhëtimit, shërbime të hoteleve dhe resorteve, profesionistë të sektorit të udhëtimeve dhe konsumatorëve të turizmit etj. #foogallery-gallery-10689 .fg-image { ...

Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite viziton stendën e IETT

Në ambientet e IETT në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Edicioni i 10-të, Prof. Dr. Ramiz Zekaj i shprehu mirëseardhjen ambasadorit të Shqipërisë të akredituar në Rijad të Arabisë Saudite, z. Sami Shiba. Në vizitën që zyrtari më i lartë shqiptar zhvilloi pranë stendës së IETT në këtë panair, vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë, për të tretin vit radhazi, në këtë event...

IETT merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Xheda

Më dt. 26 shkurt 2020 u hap zyrtarisht Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, edicioni i 10-të në ambientet e hotelit Hilton, në qytetin e Xheda të Arabisë Saudite. Në ceremoninë e hapjes, përfaqësuesi i guvernatorit të rajonit të Mekës dhe guvernantori i rrethit të Xhedas, princi Saud bin Abdullah bin Xhelui përshëndeti pjesëmarrësit dhe u uroi mirëseardhje të pranishmëve. Organizatorët e panairit vlerësuan...