Qyteti ilir i Amantias është ndërtuar në shek e V-të para Krishtit është një ndër thesaret dhe rrënojat më interesante të Shqipërisë, e pozicionuar në një kodër pozicinuar në qytetin e Vlorës. E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor. Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike.
Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Pjesa më e rëndësishme janë rrënojat e stadiumit antik të ndërtuar me blloqe gurësh, rreth shekullit të III p.e.s. Amantia është themeluar në shekullin e V para Krishtit, në një kodër ku lartësia maksimale arrin në 613 metra mbi nivelin e detit. E veçanta e qytetit antik janë banesat dhe fortifikatat që u ngritën në një terren të vështirë malor. Pjesa më e rëndësishme dhe më e bukur njëkohësisht për tu vizituar në këtë park, janë rrënojat e stadiumit antik të ndërtuar me blloqe gurësh, rreth shekullit të III p.e.s. Rrënojat tregojnë së stadiumi ka patur 17 rradhë të gurta për spektatorët dhe një tribunë qëndrore, me një pistë në formë patkoi 12,50 të gjerë. Në anët vertikale të ndenjëseve kanë qenë gdhendur gjithashtu emrat e funksionarëve të lartë apo dhe individësh
Disa nga rrënojat e tjera të qytetit antik përfshijnë Tempullin e Afërditës, Portën me hark, Varret monumentale etj. Një mbishkrim që i kushtohet rindërtimit të tempullit të Afërditës, duket se lidhet pikërisht me këtë tempull. Tempulli i ndërtuar në shek III para Krishtit ka vazhduar të përdoret edhe në shekujt e parë pas Krishtit. Ndërsa nekropoli ka qënë shtrirë në pjesën perëndimore në anë të rrugës kryesore që vinte nga Gjiri i Vlores. Grupe varresh monumentale gjenden edhe në anen e rrugës që vinte nga territori bylin. Varret më të hershme kanë formën e një arke të krijuar me pllaka të mëdha guri të latuar të ngjashme me ato të Parkut Arkeologjik të Bylisit.
Qyteti i Amantias nisi ta humbiste pozicionin e saj pas ndërtimit të Rrugës Egnatia. Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike. Si periudhë e braktisjes së qytetit mësohet të ketë qenë shekulli i VI pas Krishtit.