Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT organizuan trajnimin për mësues dhe studentë: PËRDORIMI I PLATFORMAVE TË MËSIMDHËNIES ONLINE
Sesioni u drejtua nga lektori PhD. Bledar Kazia, pedagog dhe përgjegjës i departamentit të inxhinierisë kompjuterike pranë Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte identifikimi i teknikave më të mira për krijimin, gjetjen, përshtatjen dhe përdorimin e materialit mësimor në platformat E-learning.
Çështjet kryesore që u trajtuan ishin:
- Rëndësia e mësimit online.
- Mënyrat e përdorimit të platformave mësimore online.
- Ndërtimi i orës mësimore duke përdorur teknologjinë.
- Vlerësimi i nxënësve gjatë mësimit online.