Më 27 mars 2025, IETT organizoi një trajtim me Znj. Franceska Muço, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, e cila ndau njohuritë dhe përvojën e saj mbi aftësitë që të rinjtë duhet të zhvillojnë për tregun e punës.
Në këtë aktivitet morën pjesë të rinj dhe studentë të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT), partner bashkëpunues i IETT.
Gjatë trajnimit u trajtuan disa pika kyçe, përfshirë zhvillimin e aftësive të buta (soft skills) dhe të forta (hard skills), si dhe përgatitjen e dokumenteve të rëndësishme si CV-ja dhe letra e motivimit. Qëllimi ishte t’i ndihmonte pjesëmarrësit të aftësohen më mirë për tregun e punës dhe të rrisin mundësitë e tyre për punësim.
Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me programe ndërkombëtare si Erasmus+ dhe European Solidarity Corps, të cilat ofrojnë mundësi për edukim, shkëmbime kulturore dhe vullnetarizëm, duke i ndihmuar të rinjtë të zhvillohen në një mjedis ndërkombëtar.
Trajnimi u shoqërua me aktivitete dhe lojëra interaktive, të cilat synonin të ndihmonin pjesëmarrësit të zhvillonin aftësitë e tyre në mënyrë praktike dhe argëtuese.
