Në fundjavën e datave 20-21 nëntor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) me organizatat e tij partnere: Qendra për Studime të Avancuara (CNS) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), organizuan workshop-in e dytë dy-ditor në kuadër të Programit të Trajnimit të Kërkimit.
Mentori i këtij seminari ishte Dr. Ardian Muhaj, një studiues me përvojë, anëtar i Institutit të Historisë në Tiranë dhe drejtor i AIITC.
Në raundin e dytë të këtij programi u përzgjodhën punime shumë të mira me tema si:
“Shkaqet e persekutimit të klerit mysliman, gjatë sistemit komunist në Shqipëri”; “E drejta e kthimit dhe kompensimit të subjekteve fetare në Shqipëri”; “Diskursi nacionalist gjatë regjimit komunist në Shqipëri” etj.
Nëpërmjet këtyre programeve, IETT kërkon të përmirësojë cilësinë e kërkimit arsimor dhe të inkurajojë ide, qasje dhe perspektiva të reja. Ne synojmë të përgatisim individë për të kryer kërkime rigoroze dhe relevante, që avancojnë njohuritë brenda fushës dhe adresojnë çështje të rëndësishme.