Shijaku nëpër vite, antologji historike e qytetit të shijakut, e shkruar me aq dashuri e pasion nga artisti i merituar i madh shijakas, piktori, kronikani e për me tepër nismëtari e promotori i kulturës ne qytetin e Shijakut, z. Agim Faja (1939-2017).
Agim Faja është i njohur për artin pamor. Një nga artistët, i cili për dekada me radhë ka sjellë vepra që kanë marrë jo pak vlerësime sot është cilësuar si një prej talenteve më të mëdhenj të pikturës shqiptare. Punët e realizuara ndër vite të krijimtarisë së tij të lënë të kuptosh se piktori Agim Faja është një artist i telajove. Përfundoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve. Ka punuar si mësues vizatimi dhe si piktor. Tema kryesore në pikturat e tij ishte jeta e fshatit dhe tablo për qytetin e Shijakut. Ka ilustruar mbi 100 tituj botimesh, kryesisht për fëmijë. Ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita, punimet e të cilit janë ekspozuar brenda dhe jashtë vendit. Disa nga punimet e tij ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Njihet për kontributin e tij për përgatitjen e piktorëve dhe skulptorëve të qytetit të Shijakut. Në vitin 1987 i jepet titulli “Piktor i Merituar” dhe në vitin 1999 shpallet Qytetar Nderi i Shijakut.
Libri “Shijaku nëpër vite” i botuar nga djemtë e tij, Ergys dhe Ardit Faja, në bazë të dorëshkrimeve të Agim Fajës, është një vlerë e shtuar për historikun dhe kulturën. Vepra nis me një parafjalë dhe vazhdon me4 përshkrimin e Shijakut, ndarja administrative, ngjarjet historike të tij, origjina e emrit të Shijakut, kontributin e krahinës në luftën për pavarësi kombëtare, vitet e sacializmit, dashurinë për gjuhën, kulturën e artin. Në këtë punë voluminoze autori shfaqet jo vetëm si piktor krijues, por edhe si qytetar model dhe shembullor, që ka dashur të kontribuojë në jetën e këtij qyteti.
Viti i botimit: 2022
Numri i faqeve 572