Aktivitete

Programi i Trajnimit të Kërkimit, një program mbështetës i përfunduar me sukses

Në fundjavën e datave 20-21 nëntor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) me organizatat e tij partnere: Qendra për Studime të Avancuara (CNS) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), organizuan workshop-in e dytë dy-ditor në kuadër të Programit të Trajnimit të Kërkimit. Mentori i këtij seminari ishte Dr. Ardian Muhaj, një studiues me përvojë, anëtar i Institutit të Historisë në Tiranë dhe drejtor i AIITC. Në raundin e dytë të këtij programi u përzgjodhën punime shumë të mira...

Ligjërata: “Përgjegjësitë sipërmarrëse ndaj shoqërisë” , IIIE dhe Mileniumi i Ri

Në kuadër të serisë së leksioneve mbi Ekonominë frymëzuese, u mbajt ligjërata e parë me temë: “Përgjegjësitë sipërmarrëse ndaj shoqërisë” nga Dr. Mohamed Buheji, që u zhvillua në ambientet e shtypshkronjës ‘Mileniumi i Ri’, Durrës. Dr. Buheji konsiderohet një ekspert kryesor në fushat e Ekselencës, Njohurisë, Inovacionit, Frymëzimit, Menaxhimit të Ndryshimeve dhe Rritjes së Konkurrueshmërisë për vendet dhe komunitetet. ...

IETT mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zejtaria dhe tregtia në luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare”

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit u paraqit në këtë konferencë shkencore me temën: “Efektet socio-kulturore të zejtarisë në Preshevë e rrethinë” e prezantuar nga drejtori i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj. Ky aktivitet u organizua nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, në datat 23-24 tetor 2021, në Preshevë. Në aktivitet morën pjesë studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora, etj. Lugina e...

IETT pjesë e Konferencës së 14-të ECTN për Turizmin Kulturor në Evropë

“Rigjenerimi i Turizmit Evropian përmes Kulturës, Trashëgimisë dhe Kreativitetit” është tema e konferencës ndërkombëtare të ECTN, e cila mbahet nga 20-23 tetor në Athinë, Greqi. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit ishte pjesë e konferencës me temë: “Sitet arkeologjike dhe muzetë si atraksione turistike kulturore në Shqipëri” prezantuar nga Drejtori i IETT, Prof.Ass. Dr Ramiz Zekaj. Konferenca e 14-të ECTN ka në fokus tendencat më të fundit në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe turizmit të qëndrueshëm, duke përfshirë inovacionin, dixhitalizimin, kreativitetin dhe...

IETT mbështet studiuesit përmes “Programit të Trajnimit të Kërkimit”

Në fundjavën 2-3 tetor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) me organizatat e tij partnere: Qendra për Studime të Avancuara (CNS) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), organizuan punëtorinë dy-ditore në kuadër të Programit të Trajnimit të Kërkimit. Mentori i kësaj punëtorie të parë Dr. Nedim Begoviq, është studiues me përvojë, profesor i asociuar dhe prodekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Universiteti i Sarajevës. Ky seminar mblodhi një grup prej 12 anëtarësh të përzgjedhur nga procesi i aplikimit....

Konferenca Ndërkombëtare: “Mësimi i shkencave shoqërore dhe humane në medresetë e ballkanit”

  Në datat 25-26 shtator 2021 u mbajt në Korçë, Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Mësimi i shkencave shoqërore dhe humane në medresetë e ballkanit”, e cila pati si synim të hedhurit dritë mbi përfshirjen e shkencave humane dhe shoqërore në kurrikulat e medreseve të Ballkanit dhe statusin e tyre aktual. Pjesëmarrësit vinin nga fusha e disiplina të ndryshme shkencore, institucione kërkimore-shkencore, shtetërore e private, ofrues të arsimit, institucione të bashkësive fetare islame, udhëheqës të komunitetit, mësues e predikues nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina,...

Leksion i hapur për ndërtimet bio dhe kulturën e shkretëtirës

IETT organizoi një leksion të hapur me Prof. Dr. Khalid Alskait, nga Kolegji i Arkitekturës dhe Planifikimit në Universitetin “King Saud”, Arabi Saudite. Ai solli për të pranishmit shembullin e ndërtimit të qytetit Banban në Riad, Arabi Saudite me materiale natyrore. Këto lloj ndërtimesh, siç është rëra e ngjeshur, veç të tjerash kanë jetëgjatësi që shkon 600-700 vjet më shumë në krahasim me betonin, i cili shkon 60-70 vite dhe më pas kërkon ndërhyrje. Këtu u dha si shembull edhe Pallati Alhambra...

Argëtimi sapo ka nisur në “IETT Summer Camp”

 Dita e parë e kampit veror 14-ditor organizuar nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në qendrën “Milenium”, Durrës përfundoi me sukses. Në kamp marrin pjesë fëmijë të moshave 7-13 vjec nga qytete të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për t’iu larguar zhurmave të qytetit, IETT zgjodhi për fëmijët një ambjent, mes ajrit të freskët të kodrave të Durrësit, të gjelbëruar dhe ku shijohet prej se largu aroma dhe bukuria e detit. Në ditën e parë të kampit fëmijët praktikuan dhe...

Marrëveshje partneriteti mes IETT dhe Unique Holidays Bureau

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe Unique Holidays Bureau nënshkruan një “Marrëveshje Partneriteti”, me qëllim për të bashkëpunuar në sektorin e turizmit dhe jo vetëm, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Disa prej shërbimeve që do të ofrojë IETT në bashkëpunim me Unique Holidays Bureau janë: Trajnime dhe kurse për agjentët e udhëtimit. Praktikë për studentët e sektorit të turizmit. Paketa të ndryshme turistike për shqiptarët dhe turistët e huaj. Seminare, konferenca në fushën e turizmit, trashëgimisë. Pjesëmarrje të përbashkët në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare. Në...

 IETT përmbyll me sukses Trajnimin “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5”

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit përmbylli me sukses trajnimin “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5”, drejtuar nga PhD (c) Gjergji Tafa. Përgjatë orëve të tij, studentët u njohën me programin i cili përfshiu pjesë teorike dhe praktike, në përputhje me legjislacionin shqiptar, ku u mësuan konceptet bazë të kontabilitetit si dhe u njohën me kodin e punës. Studentët patën mundësi të praktikohen duke punuar me plotësim modelesh dokumentash financiarë analoge me origjinalet që plotësohen nga ekonomistët në kompani biznesi të...