Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT organizuan trajnimin për mësues dhe studentë: PËRDORIMI I PLATFORMAVE TË MËSIMDHËNIES ONLINE Sesioni u drejtua nga lektori PhD. Bledar Kazia, pedagog dhe përgjegjës i departamentit të inxhinierisë kompjuterike pranë Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte identifikimi i teknikave më të mira për krijimin, gjetjen, përshtatjen dhe përdorimin e materialit mësimor në platformat E-learning. Çështjet kryesore që u...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), nënshkruan sot, më datë 23.10.2020, një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në arsim dhe jo vetëm, në mënyrë arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve, stafeve respektive të të dy institucioneve. Të pranishëm në këtë takim ishin Prof. Dr. Valter Shtylla, Kryetar i Bordit Drejtues të IETT dhe znj. Anisa...
“Rimëkëmbja post-pandemike e Turizmit Europian përmes Kulturës, Trashëgimisë dhe Krijimtarisë” ishte tema e konferencës së mbajtur online më 22.10.2020, nga Rrjeti Europian i Turizmit Kulturor, ECTN (Europian Cultural Tourism Network), në të cilin mori pjesë edhe Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit si anëtar i këtij rrjeti. Nën drejtimin e z.Manos Vougioukas, sekretar i përgjithshëm i ECTN prezantuan përgjatë sesioneve znj. Anne Grady, përfaqësuese e European Commission DG EAC, znj. Sneška Quaedvlieg – Mihailovic, përfaqësuese e Europa Nostra, Iulia Niculica nga...
Qendra Rajonale për Zhvillim dhe Bashkëpunim – RCDC, partneri shqiptar i Projektit INNOViMENTOR organizoi një udhëtim me përfaqësues të ndryshëm të mediave dhe institucioneve të specializuara në udhëtim dhe turizëm. Fokusi i këtij organizimi ishte vizita në 10 vende turistike në territorin e Tiranës si: Muzeun Historik Kombëtar, Kullën e Sahatit, Pedonalja, Parkun kombëtar, Petrelë, ujëvarën e Shëngjergjit etj. Pjesëmarrësit treguan interes për të njohur këto vende, sitet, monumentet dhe objektet e përzgjedhura posaçërisht për këtë udhëtim. Programi ishte hartuar me kujdes duke...
Trajnimi “Certified Interpretive Guide”, CIG i sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim më Interpret Europe IE, u përmbyll me sukses pas 5 ditësh intensive dhe një programi i cili përgjatë 40-orëve siguroi një paketë të gjithanshme e të larmishme mjetesh për të kthyer çdo fenomen në një përvojë dhe audiencat pasive në aktive. Ky trajnim i njohur në nivel ndërkombëtar është krijuar për këdo në fushën e turizmit, trashëgimisë kulturore, muzeologjisë, interpretimit por jo vetëm,...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT, në bashkëpunim me Interpret Europe, zhvilloi sot ditën e parë të trajnimit 5-ditor, Interpretive Guides Training, CIG. Takimi nisi me fjalën përshëndetëse nga koordinatorja e IETT, znj. Anisa Hykaj, e cila iu uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe bëri një prezantim të shkurtër të lektores, Valya Stergioti, koordinatore e trajnimeve të Interpret Europe, me më shumë se 20 vjet përvojë profesionale dhe asistentit lektor Max Dubravko Fijacko, trajnues i çertifikuar Interpretimi dhe koordinator i trashëgimisë kulinare. Programi i...
Departamenti i Gjuhëve të Huaja, si pjesë e Institutit IETT, me vizionin e vendosjes së standardeve bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në mënyrë profesionale, zhvilloi trajnimin e dytë profesional për mësuesit, në gjuhën angleze, me temë: Strategjitë efektive në përdorimin e humorit gjatë mësimdhënies. Leksioni i hapur, këtë herë i transmetuar Live në platformën Zoom, shënoi një numër të konsiderueshëm shikueshmërie. Trajnimi nisi me një prezantim të shkurtër të temës, me qëllim promovimin e metodave dhe stileve perëndimore...
Departamenti i Gjuhëve të Huaja, si pjesë e institutit IETT, me vizionin e vendosjes së standardeve bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në mënyrë profesionale, zhvilloi klasën e parë demonstruese të Anglishtes së Biznesit me temë: The Power of Brand. Leksioni i hapur, përveçse me pjesëmarrës fizikisht, u transmetua dhe Live në rrjetin social Facebook dhe platformën Zoom duke shënuar një numër të konsiderueshëm shikueshmërie. Shpjegimi nisi me një informacion të shkurtër mbi rëndësinë që ka njohja e Anglishtes së...
Durrës, 03-05 Korrik 2020 Departamenti i Edukimit në IETT ia kushtoi organizimin e radhës fëmijëve, të cilët prej muajsh për shkak të situatës pandemike nuk mundën të shijonin lojrat e tyre. “Weekends Summer Camp 2020” ishte një risi që u ofrua për moshat 8-12 vjec, mes ajrit të freskët të kodrave të Durrësit, e cila rezultoi pozitive dhe e mirëpritur nga pjesëmarrësit. Aktivitetet ishin të larmishme gjatë tre ditëve ku u ndërthurën mjaft bukur seancat mësimore anglisht me lojra të ndryshme të...
“𝙃𝙚𝙧𝙞𝙩𝙖𝙜𝙚 𝙘𝙤𝙣𝙣𝙚𝙘𝙩𝙨 𝙪𝙨 𝙩𝙤 𝙚𝙖𝙘𝙝 𝙤𝙩𝙝𝙚𝙧, 𝙤𝙪𝙧 𝙘𝙤𝙢𝙢𝙪𝙣𝙞𝙩𝙮, 𝙤𝙪𝙧 𝙘𝙤𝙪𝙣𝙩𝙧𝙮, 𝙤𝙪𝙧 𝙬𝙤𝙧𝙡𝙙” – Lisa BROCHOU, drejtor i asociuar i Shoqatës Kombëtare të SHBA për Interpretim (NAI), mbajti një fjalim kryesor të frymëzuar në ditën e fundit të konferencës së IE. adresa, ‘ Moderuar nga Valya Stergioti, Koordinatorja e Trajnimit të IE-së, dita e fundit ofroi prezantime mbresëlënëse, punëtori, raunde tematike tavoline, kuti xhami, kënd të folësve dhe shumë aktivitete të tjera. IATT ishte pjesë e një punëtorie shumë interesante nga Janja...