Alpet

Alpet Shqiptare janë një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare, me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike. Ato përbëjnë krahinën më malore dhe interesante të vendit tonë dhe na radhitin ndër vendet e pakta të Evropës me Alpe. Këtu ndodhen dhe shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2,000m mbi nivelin e detit, majën më të lartë e Alpeve, Jezerca (2,694m), e dyta pas majës së Korabit (2,751m). Relievi ka formën e një...