Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit përmbylli me sukses trajnimin “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5”, drejtuar nga PhD (c) Gjergji Tafa. Përgjatë orëve të tij, studentët u njohën me programin i cili përfshiu pjesë teorike dhe praktike, në përputhje me legjislacionin shqiptar, ku u mësuan konceptet bazë të kontabilitetit si dhe u njohën me kodin e punës. Studentët patën mundësi të praktikohen duke punuar me plotësim modelesh dokumentash financiarë analoge me origjinalet që plotësohen nga ekonomistët në kompani biznesi të...
Sesion trajnimi “Menaxhimi i një faqeje web” IETT zhvilloi sot pranë ambienteve të saj një sesion trajnimi mbi menaxhimin e një faqeje web. Ky trajnim i drejtuar nga Muhamedali Kura, inxhinier programues dhe data architect, u organizua në kuadër të internshipit në “Web development” për studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë, CIT. Studentët do të kenë mundësinë të rriten profesionalisht duke aplikuar njohuritë e tyre e njëkohësisht të marrin përvojë duke krijuar dhe menaxhuar një faqe të re web. ...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT organizoi takime prezantuese me studentë të fakultetit të inxhinierisë pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë, CIT, me të cilët u diskutuan mundësitë që mund të ofrohen nga IETT për internshipet e radhës. Vënia në praktikë e dijeve të marra përgjatë studimeve është rruga drejt zhvillimit të karrierës. IETT ka në fokus të tij krijimin e mundësive dhe hapësirave përkatëse për studentët, në mënyrë që të praktikojnë dhe të jetësojnë dijet e tyre duke zhvilluar projekte...
Trajnimi “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5” përfundon sesionin e parë Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit hapi siparin e sesioneve të trajnimit “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5” drejtuar nga PhD (c) Gjergji Tafa. Studentët u njohën me një prezantim të programit të këtij trajnimi kontabiliteti, i cili do të përfshijë pjesë teorike dhe praktike, në përputhje me legjislacionin shqiptar, ku do të mësohen konceptet bazë të kontabilitetit si dhe do njihen me kodin e punës. Përgjatë sesioneve të cilat do të...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT pati kënaqësinë të certifikojë, studentë të Insitutit Kanadez të Teknologjisë, CIT të cilët përgjatë tre muajve kryen internship në “Full Stack Development” pranë ambienteve të Institutit. Gjatë kësaj periudhe ata patën mundësinë të koordinohen nën mbikqyrjen e pedagogëve të CIT për krijimin e një produkti final për IETT, siç ishte krjimi i një harte dixhitale që përmban pikat kryesore turistike në Shqipëri. IETT u uron studentëve suksese në projekte të tjera të ardhshme po...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT organizuan trajnimin për mësues dhe studentë: PËRDORIMI I PLATFORMAVE TË MËSIMDHËNIES ONLINE Sesioni u drejtua nga lektori PhD. Bledar Kazia, pedagog dhe përgjegjës i departamentit të inxhinierisë kompjuterike pranë Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte identifikimi i teknikave më të mira për krijimin, gjetjen, përshtatjen dhe përdorimin e materialit mësimor në platformat E-learning. Çështjet kryesore që u...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), nënshkruan sot, më datë 23.10.2020, një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar në arsim dhe jo vetëm, në mënyrë arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve, stafeve respektive të të dy institucioneve. Të pranishëm në këtë takim ishin Prof. Dr. Valter Shtylla, Kryetar i Bordit Drejtues të IETT dhe znj. Anisa...
Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) organizoi ekskursion dyditor në Kosovë. Prizreni dhe Brezovica ishin pikat turistike që u vizituan në 4 Shkurt 2020. Studentët patën mundësi të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore dhe qendrën historike të qytetit të vjetër të Prizrenit. Gjithashtu, ata u argëtuan në qendrën e skive në Brezovicë, duke shfrytëzuar gjithë potencialin që ofron ky vend për sportet e dimrit. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) e mbështeti këtë aktivitet studentor duke konsideruar se ekskursione të tilla...