Departamenti i Edukimit në IETT, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), organizoi trajnimin dy-ditor në “Digital & Internet Marketing” me lektorët, Dr. Enriko Ceko dhe Dr. Oriola Musa. Ata trajtuan tema teorike si roli i reklamave dhe elementëve të tjerë promovues të marketingut, evolucioni i konceptit të komunikimit të integruar në marketing (IMC), vlera në rritje e IMC në programet e reklamave dhe promocioni etj. Gjithashtu, u zhvilluan aspektet praktike të marketingut me anë të analizave...