Gjon Mili është një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit të XX. I lindur në Korçë në vitin 1904, ai emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël, fillimisht për t’u ndalur në Rumani, ku mbaroi dhe shkollën e mesme, e pastaj në SHBA. Ishte pikërisht në Shtetet e Bashkuara ku Mili e ktheu në art pasionin e tij të jetës, fotografinë, si dhe ndriçimin, për të cilin kreu dhe studimet përkatëse si inxhinier ndriçimi në universitetin e...