IETT

Muzeu “Gjon Mili”

Gjon Mili është një nga fotografët më të mëdhenj të shekullit të XX. I lindur në Korçë në vitin 1904, ai emigroi bashkë me familjen kur ishte fare i vogël, fillimisht për t’u ndalur në Rumani, ku mbaroi dhe shkollën e mesme, e pastaj në SHBA. Ishte pikërisht në Shtetet e Bashkuara ku Mili e ktheu në art pasionin e tij të jetës, fotografinë, si dhe ndriçimin, për të cilin kreu dhe studimet përkatëse si inxhinier ndriçimi në universitetin e...

Mali i Polisit

Mali i Polisit, mali plot ngjyra dhe pamje magjepsëse shtrihet nga gryka e Shkumbinit, në veri deri në Sopot e Shpellë në jug. Dallohet për relievin tepër kompleks, ku mbizotërojnë lartësitë mbi 1,000m. Në pamje të përgjithshme ka formën e një pllake të madhe gëlqerore të valëzuar dhe tepër të copëtuar, të rrethuar nga të gjitha anët prej shpatesh të thepisura. Bimësia e Malit të Polisit, për shkak të zhvillimit të karstit, në kreshtën e tij është e varfër, dhe...

Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Gadishullin e Ballkanit

Është më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe nga 360-540 km2, dhe së bashku me Lumenjtë Moraça, Drini e Buna përfaqëson një sistem unik, me potenciale të larta natyrore, biologjike dhe hidrologjike. Liqeni është 45 km i gjatë dhe 13km i gjerë dhe grumbullon ujërat nga pellgu ujëmbledhës prej rreth 5.179km2. Thellësia mesatare është 7-10m, ndërsa maksimalja 44m. Nga ky liqen buron Buna, që derdhet në Adriatik. Dikur, liqeni shtrihej deri në rrëzë të Alpeve. Tiparet e sotme të liqenit...

Alpet

Alpet Shqiptare janë një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare, me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike. Ato përbëjnë krahinën më malore dhe interesante të vendit tonë dhe na radhitin ndër vendet e pakta të Evropës me Alpe. Këtu ndodhen dhe shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2,000m mbi nivelin e detit, majën më të lartë e Alpeve, Jezerca (2,694m), e dyta pas majës së Korabit (2,751m). Relievi ka formën e një...

Muzeu i Pogradecit

Muzeu i Pogradecit ndodhet në qendër të qytetit dhe përbëhet nga 3 pavianë kryesorë dedikuar Arkeologjisë, Etnografisë dhe Historisë. Artefaktet dhe dokumentet historike janë vendosur në mënyre kronologjike dhe tipologjike që vizitorët të kenë mundësinë të ndjekin evolucionin e objekteve në ekspozitë; mjetet e punës, qeramikat, mjetet e luftës, bizhuteritë, monedhat dhe veshjet. Muzeu i Pogradecit është një godinë dy-katëshe, që ekspozon objekte qe fillojnë nga vendbanimet më të vjetra në zonën e Pogradecit. Koleksioni përbëhet nga një sërë objektesh që...

Parku Arkeologjik i Finiqit

Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Foinikia ka një histori të lashtë, e cila ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Fshati...

Muzeu i Artit Oriental ‘Bratko’

Muzeu Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Mborjes (1903-1990), i cili ishte artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Mborja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij. Gjergj Dhimitër Mborjes ishte nje fotograf i famshëm shqiptar në Hollywood, emri i të cilit qarkullonte në Tiranën komuniste për historinë e dashurisë me vajzën e mitur të...

Kursi për shkrues interpretativë CIW

Kursi për shkrues interpretativë CIW është dizenjuar për: profesionistë që komunikojnë me shkrim trashëgiminë natyrore dhe/ose kulturore. Megjithëse nuk kërkohet përvojë e mëparshme në interpretim, nevojitet vetëm pak përvojë në shkrim. Pjesmarrësit do të mësojnë të shpalosin kreativitetin e tyre, kur të shtjellojnë, si të joshin, befasojnë dhe magjepsin audiencën e synuar. Ky kurs është i mbushur me ushtrime dhe diskutime frymëzuese, truke dhe rregulla të zgjuara për të transformuar “tekste të mërzitshme dhe të thata” në tekste të qarta, tërheqëse...

Kursi i Guidës Interpretative (CIG)

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim me institucionin më të rëndësishëm në Europë, Interpret Europe ose Shoqatën Europiane të Interpretimit të Trashëgimisë organizojmë në Shqipëri disa trajnime për interpretimin e trashëgimisë. Këto kurse janë të dizenjuara për të gjithë ata që ofrojnë përvoja të vizitorëve dhe përfshijnë njerëz në vendet e trashëgimisë si: guidat, profesionistët e turizmit, muzeologët, kuratorët e muzeut dhe menaxherët e siteve. Sitet mund të jenë parqe natyrore, ndërtesa historike, muze, kopshte botanike dhe kopshte...

Muzeu Kombëtar ‘Shtëpia me gjethe’

Ndërtesa e njohur si ‘Shtëpia me gjethe’, e quajtur kështu për shkak të bimës kacavjerrëse që mbulonte fasadën e saj, dhe që kanë kuptimin e gjërave të fshehura që publiku nuk i dinte në atë periudhë, është kthyer tashmë në ‘Muzeun Kombëtar të Përgjimeve’. Muzeu Kombëtar ‘Shtëpia me Gjethe’ ndodhet në zemër të qytetit, përballë kishës Ortodokse dhe pranë Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Muzeu është hapur për publikun që në 23 Maj 2017. Shtëpia me gjetheve u ndërtua në 1931 dhe...