IETT

Workshop Online me Temë: “Rigjallërimi i Trashëgimisë Kulturore”

20.05.2020 Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli” dhe Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë organizuan workshopin online me temë “Trashëgimia kulturore dhe rigjallërimi i saj” me tre sesione. Takimi u hap me një fjalë përshëndetëse nga Dr. Alma Zhilla, Pedagoge pranë Universitetit të Korçës, për t’u ndjekur më pas nga një prezantim i Znj. Anisa Hykaj, Koordinatore për Trashëgiminë dhe Turizmin në IETT. Znj. Hykaj foli mbi vizionin e Institutit, objektivat e tij, pjesëmarrjen në aktivitetet...

Interpret Europe përmbyll me sukses konferencën ndërkombëtare 4-ditore

“𝙃𝙚𝙧𝙞𝙩𝙖𝙜𝙚 𝙘𝙤𝙣𝙣𝙚𝙘𝙩𝙨 𝙪𝙨 𝙩𝙤 𝙚𝙖𝙘𝙝 𝙤𝙩𝙝𝙚𝙧, 𝙤𝙪𝙧 𝙘𝙤𝙢𝙢𝙪𝙣𝙞𝙩𝙮, 𝙤𝙪𝙧 𝙘𝙤𝙪𝙣𝙩𝙧𝙮, 𝙤𝙪𝙧 𝙬𝙤𝙧𝙡𝙙” – Lisa BROCHOU, drejtor i asociuar i Shoqatës Kombëtare të SHBA për Interpretim (NAI), mbajti një fjalim kryesor të frymëzuar në ditën e fundit të konferencës së IE. adresa, ‘ Moderuar nga Valya Stergioti, Koordinatorja e Trajnimit të IE-së, dita e fundit ofroi prezantime mbresëlënëse, punëtori, raunde tematike tavoline, kuti xhami, kënd të folësve dhe shumë aktivitete të tjera. IATT ishte pjesë e një punëtorie shumë interesante nga Janja...

Konferenca ndërkombetare e “Interpret Europe” mbi rëndësinë e përkujdesjes së trashëgimisë

Dita e dytë e konferencës, prezantuar nga Peter Seccombe, Angli solli për pjesëmarrësit ligjërata tepër interesante për kulturën, trashëgiminë botërore, turizmin, muzetë, arkitekturën etj. Referimi kryesor u mbajt nga Dirk Gotzmann, drejtor i ‘CIVILSCAPE’, Gjermani. Prezantimi kishte në fokus Konventën e Këshillit të Europës për Peisazhin ose ndryshe quajtur Konventa e Florencës. Gotzmann na kujtoi se peizazhi është i lidhur pazgjidhshmërisht me perceptimin personal që përfshin të gjitha shqisat tona. Ndër prezantimet e ditës së dytë, do të veçonim përfaqësimin e Shqipërisë...

Konferenca ndërkombetare e “Interpret Europe” mbi rëndësinë e përkujdesjes së trashëgimisë

Interpret Europe çeli siparin e konferencës ndërkombëtare me temë: “Fostering Heritage Communities” më 8 Maj 2020. Kjo është hera e parë, që një event i tillë katër-ditor mbahet online nga IE për më shumë se 150 pjesëmarrës nga 35 vende. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizimit, IETT si anëtar i Interpret Europe prej vitit 2019, ndoqi me vëmendje të gjitha sesionet e ditës së parë. Konferenca u hap me një fjalim përshëndetës nga Z. Thorsten Ludwig, drejtor organizativ i IE që...

IETT mori pjesë në webinar-in e “Organizatës Botërore të Turizmit”- UNWTO

UNWTO (United Nations World Tourism Organisation) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara me fokus promovimin, zhvillimin e qëndrueshëm, sjelljen e risive, investimeve dhe transformimeve dixhitale të turizmit si një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë botërore. Përpjekjet për një rikthim të sigurt është sfida që po kalon turizmi në mbarë botën. Nisur nga situata e krijuar nga COVID -19 dhe ndikimeve që ka patur te njerëzit, bizneset dhe vendet në të gjithë botën, UNWTO në bashkëpunim me...

Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite viziton stendën e IETT

Në ambientet e IETT në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – Edicioni i 10-të, Prof. Dr. Ramiz Zekaj i shprehu mirëseardhjen ambasadorit të Shqipërisë të akredituar në Rijad të Arabisë Saudite, z. Sami Shiba. Në vizitën që zyrtari më i lartë shqiptar zhvilloi pranë stendës së IETT në këtë panair, vlerësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë, për të tretin vit radhazi, në këtë event të nivelit mbarëbotëror në fushën e turizmit. Një pjesëmarrje e tillë vjen në kuadër të gjallërimit të turizmit shqiptar, i...

IETT pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare në Bahrain

“Ekonomia inspiruese në kohë krizash” ishte tema e konferencës së parë shkencore ndërkombëtare e organizuar më 3-6 Shkurt 2020 nga “Inspiration Economy Society” (IES) në bashkëpunim me “International Inspiration Economy Project” (IIEP). Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i IETT Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, i cili u paraqit me temën: “Roli i filantropisë dhe punës vullnetare në sjelljen e ndryshimit dhe ndikimi në shoqërinë shqiptare”, e cila përmbante një përmbledhje të historisë së bamirësisë në Shqipëri. Prof. Zekaj,...

IETT mbështet nismat e CIT për aktivitete me studentët

Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) organizoi ekskursion dyditor në Kosovë. Prizreni dhe Brezovica ishin pikat turistike që u vizituan në 4 Shkurt 2020. Studentët patën mundësi të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore dhe qendrën historike të qytetit të vjetër të Prizrenit. Gjithashtu, ata u argëtuan në qendrën e skive në Brezovicë, duke shfrytëzuar gjithë potencialin që ofron ky vend për sportet e dimrit. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) e mbështeti këtë aktivitet studentor duke konsideruar se ekskursione të tilla...