IETT

IETT në bashkëpunim me CIT organizuan trajnimin dy-ditor në “Digital & Internet Marketing”

Departamenti i Edukimit në IETT, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), organizoi trajnimin dy-ditor në “Digital & Internet Marketing” me lektorët, Dr. Enriko Ceko dhe Dr. Oriola Musa. Ata trajtuan tema teorike si roli i reklamave dhe elementëve të tjerë promovues të marketingut, evolucioni i konceptit të komunikimit të integruar në marketing (IMC), vlera në rritje e IMC në programet e reklamave dhe promocioni etj. Gjithashtu, u zhvilluan aspektet praktike të marketingut me anë të analizave...

Trajnimet në kuadër të projektit “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim me Kolegjinë Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” zbatoi projektin “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”, e financuar nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia e Tiranës në kuadër të programit ‘Tirana Kryeqyteti Rinor Europian 2022. IETT inkurajon inovacionin dhe kreativitetin tek të rinjtë, duke mbështetur në mënyrë aktive nismat sipërmarrëse. Në kuadër të projektit “CIT HUB – Qendër e Inovacionit”, u organizuan një sërë trajnimesh në Python, Web Developer, Paketa Office, CITi Incubator...

IETT lidh marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë

Më datë 30 maj 2022, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, nënshkruan një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve apo stafeve respektive. Në këtë takim morën pjesë, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT; Prof. Dr. Nevila Nika, Anëtare e Bordit; znj. Anisa Hykaj, Koordinatore e IETT, si dhe Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Prof. Dr....

IETT pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Fuqia e muzeve”

Në datën 18 maj 2022, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë organizoi konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fuqia e muzeve”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe studiuesve të ndryshëm. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Dorian Koçi, gjatë fjalës në hapje të konferencës theksoi se dita e sotme duhet të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin për faktin se muzet janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve...

IETT pjesëmarrëse në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare mbi Përkthimin

IETT mori pjesë në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare mbi Përkthimin organizuar nga Biblioteka dhe Arkivi Kombëtar i Abu Dhabit në Emiratet e bashkuara Arabe me temën: “Përkthimi i librit Zajed, njeriu që ndërtoi një shtet” në gjuhën shqipe dhe roli i tij në përmirësimin e imazhit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe trashëgimisë së tyre kulturore në Ballkan”. Konferenca u organizua virtualisht dhe pati një numër akademikësh dhe studiuesish nga universitetet dhe institucionet kryesore nga e gjithë bota që morën...

Promovim i librit ”Është një vend që quhet këngë”

“Një promovim i veçantë, i një libri dhe autori të veçantë” – Me këto fjalë e filloi vlerësimin e tij Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor i IETT-së. Nën organizimin e IETT, më 10 dhjetor 2021 u mbajt promovimi i librit “Është një vend që quhet këngë”, i autorit Najwan Darwish. Në këtë eveniment, morën pjesë Amb. Besnik Mustafaj, diplomat, pedagog, përkthyes dhe shkrimtar i njohur; Z. Najwan Darwish, autor i librit dhe poet i njohur nga Palestina, Prof. As. Dr....

Mbledhja e bordit drejtues të IETT

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT), zhvilloi mbledhjen e radhës të Bordit Drejtues, për të analizuar veprimtarinë e vitit 2021 dhe planin në perpektivë për vitin 2022. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm: Kryetari i Bordit, Prof. Dr. Valter Shtylla; Drejtori Ekzekutiv i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj; anëtarët e bordit: Ambasador Kujtim Morina dhe Z. Buron Kaceli; koordinatorja e IETT, Znj. Anisa Hykaj dhe sekretarja e IETT, Zj. Resilda Muça. Në fjalën e mirëseardhjes, kryetari i Bordit Drejtues, Prof....

Programi i Trajnimit të Kërkimit, një program mbështetës i përfunduar me sukses

Në fundjavën e datave 20-21 nëntor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) me organizatat e tij partnere: Qendra për Studime të Avancuara (CNS) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), organizuan workshop-in e dytë dy-ditor në kuadër të Programit të Trajnimit të Kërkimit. Mentori i këtij seminari ishte Dr. Ardian Muhaj, një studiues me përvojë, anëtar i Institutit të Historisë në Tiranë dhe drejtor i AIITC. Në raundin e dytë të këtij programi u përzgjodhën punime shumë të mira...

Përfundon me sukses seria e leksioneve dhe vizitave studimore mbi Ekonominë Inspiratore

Gjatë shtatë ditëve, IETT organizoi një sërë leksionesh dhe vizitash studimore në Shqipëri dhe Kosovë mbi Ekonominë Frymuese. Ligjëratat u mbajtën nga Dr. Mohamed Buheji, themelues i Institutit Ndërkombëtar të Ekonomisë Frymëzuese, IIIE dhe Dr. Dunya Ahmed, asistent profesor në Departamentin e Shkencave Sociale në Universitetin e Bahreinit dhe Kryetare e Komitetit Shkencor në IIIE. Në ditën e fundit të vizitave të tyre, u zhvillua një takim përmbyllës në ambientet e IETT, me praninë e anëtarëve të bordit, stafit dhe bashkëpunëtorëve të...

Leksion: “Ekonomia frymëzuese në fushën e bujqësisë dhe zgjidhjet që ajo u ofron familjeve në zonat rurale”, IIIE dhe Organic Herb

Bujqësia është sektori më i rëndësishëm ekonomik në rajonet rurale të Shqipërisë. Në kuadër të serisë së leksioneve mbi ekonominë frymëzuese, të përgatitur nga IETT, Dr. Mohamed Buheji, gjatë vizitës së tij në ambientet e “Organic Herb”, mbajti një leksion me temën “Ekonomia frymëzuese në fushën e bujqësisë dhe zgjidhjet që ajo u ofron familjeve në zonat rurale”. Duke ndarë përvojat e tij, Dr. Buheji dha informacione dhe këshilla lidhur me zhvillimin afatgjatë të sipërmarrjes rurale, si një fushë shtesë veprimi.