IETT

Java e dytë e Kampit Veror të IETT 2021

Dita e shtatë Një ditë relaksuese në kampin veror të IETT Duke qenë se dita e djeshme ishte e ngarkuar, por plot me aktivitete argëtuese, kampistët tanë të vegjël sot e kaluan ditën brenda ambientit të Qendrës Kulturore MILENIUM. Mësime të anglishtes, ndërtim puzzle, not dhe lojëra në terrenet sportive të qendrës sonë, ishin disa nga aktivitetet e programit të sotëm: “Bëhu një kampist i lumtur!”. Dita e tetë Eksploroni Tiranën me Kampin Veror të IETT! Qyteti i Tiranës mirëpret sot Kampin Veror të IETT! Nën...

Java e parë e Kampit Veror të IETT, 2021

Dita e dytë Fëmijët bënë një vizitë në liqenin e Belshit, luajtën lojëra të ndryshme edukative dhe argëtuese, lojëra me ujë, ushqime të lehta buzë pishinës, duke parë detin, krijuan ese letrare me tema të veçanta si: “Heroi im”, “Familja ime”, “Një jetë e shëndetshme”  dhe shumë aktivitete të tjera. Dita e tretë Dita e tretë e kampit ishte edhe më argëtuese. Programi filloi me një vizitë në Fermën Albanët, ku fëmijët vizituan muzeun etnografik, shtëpitë e shpendëve, parcelat dhe serat e bimëve dhe...

Argëtimi sapo ka nisur në “IETT Summer Camp”

 Dita e parë e kampit veror 14-ditor organizuar nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në qendrën “Milenium”, Durrës përfundoi me sukses. Në kamp marrin pjesë fëmijë të moshave 7-13 vjec nga qytete të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për t’iu larguar zhurmave të qytetit, IETT zgjodhi për fëmijët një ambjent, mes ajrit të freskët të kodrave të Durrësit, të gjelbëruar dhe ku shijohet prej se largu aroma dhe bukuria e detit. Në ditën e parë të kampit fëmijët praktikuan dhe...

Marrëveshje partneriteti mes IETT dhe Unique Holidays Bureau

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe Unique Holidays Bureau nënshkruan një “Marrëveshje Partneriteti”, me qëllim për të bashkëpunuar në sektorin e turizmit dhe jo vetëm, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Disa prej shërbimeve që do të ofrojë IETT në bashkëpunim me Unique Holidays Bureau janë: Trajnime dhe kurse për agjentët e udhëtimit. Praktikë për studentët e sektorit të turizmit. Paketa të ndryshme turistike për shqiptarët dhe turistët e huaj. Seminare, konferenca në fushën e turizmit, trashëgimisë. Pjesëmarrje të përbashkët në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare. Në...

 IETT përmbyll me sukses Trajnimin “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5”

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit përmbylli me sukses trajnimin “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5”, drejtuar nga PhD (c) Gjergji Tafa. Përgjatë orëve të tij, studentët u njohën me programin i cili përfshiu pjesë teorike dhe praktike, në përputhje me legjislacionin shqiptar, ku u mësuan konceptet bazë të kontabilitetit si dhe u njohën me kodin e punës. Studentët patën mundësi të praktikohen duke punuar me plotësim modelesh dokumentash financiarë analoge me origjinalet që plotësohen nga ekonomistët në kompani biznesi të...

IETT mori pjesë në webinarin organizuar nga “Instituti Mesdhetar i Tunizisë”, MIT

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT mori pjesë në webinarin “Cilat mundësi për të zbuluar? me valë të vazhdueshme të Pandemisë COVID-19 ” Folësi kryesor i kësaj ngjarje të organizuar nga ” Instituti Mesdhetar i Tunizisë”, MIT, ishte Dr. Mohamed Buheji, themelues i “Institutit Ndërkombëtar të Ekonomisë Inspiruese”, IIIE, bashkëpunëtor i IETT. Gjatë fjalës së tij, ai bëri një analizë të rreziqeve socio-ekonomike të dukshme dhe të fshehura, si dhe mundësive të krizës pandemike. Një tjetër pikë kryesore e prezantimit të...

Leksion i hapur “Tour Operator”

“Tour Operator”- Leksion i hapur me studentë të Universitetit të Korçës, UNIKO IETT në bashkëpunim me agjencinë turistike “Balkan Pearls Tour Operator” dhe Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti Marketing – Turizëm në UNIKO zhvilluan orën e leksionit të hapur “Operatori turistik”. Leksioni i drejtuar nga Znj. Vilma Meta, menaxhere e agjencisë BPTO, trajtoi një shumëllojshmëri çështjesh mbi komponentët bazë të turizmit, ndryshimin mes një operatori dhe agjenti turistik, detyrat apo përgjegjësitë e tyre. Në sesionin e dytë, duke krijuar një lidhje paralele mes pjesës...

IETT zhvillon: Sesion trajnimi “Menaxhimi i një faqeje web”

Sesion trajnimi “Menaxhimi i një faqeje web” IETT zhvilloi sot pranë ambienteve të saj një sesion trajnimi mbi menaxhimin e një faqeje web. Ky trajnim i drejtuar nga Muhamedali Kura, inxhinier programues dhe data architect, u organizua në kuadër të internshipit në “Web development” për studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë, CIT. Studentët do të kenë mundësinë të rriten profesionalisht duke aplikuar njohuritë e tyre e njëkohësisht të marrin përvojë duke krijuar dhe menaxhuar një faqe të re web. ...

IETT në bashkëpunim me “Balkan Pearls Tour Operator” organizuan për studentët e CIT, turin historiko-kulturor

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim me “Balkan Pearls Tour Operator” organizuan për studentët e Canadian Institute of Technology (CIT), turin historiko-kulturor që përfshiu vende të Shqipërisë juglindore, si Korcë, Pogradec, Tushemisht, Liqeni i Prespës dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut si Struga dhe Ohri. Studentët patën mundësi të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore, qendrën historike, manastirin dhe kalanë e qytetit të vjetër të Strugës dhe Ohrit. Sikundër shijuan mrekullinë e Liqenit të Ohrit dhe muzeut mbi ujë...

IETT organizoi takime me studentët e CIT për internshipet e radhës

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT organizoi takime prezantuese me studentë të fakultetit të inxhinierisë pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë, CIT, me të cilët u diskutuan mundësitë që mund të ofrohen nga IETT për internshipet e radhës. Vënia në praktikë e dijeve të marra përgjatë studimeve është rruga drejt zhvillimit të karrierës. IETT ka në fokus të tij krijimin e mundësive dhe hapësirave përkatëse për studentët, në mënyrë që të praktikojnë dhe të jetësojnë dijet e tyre duke zhvilluar projekte...