IETT

IETT organizon trajnimin “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5”

Trajnimi “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5” përfundon sesionin e parë Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit hapi siparin e sesioneve të trajnimit “Kontabilitet i informatizuar – Financa 5” drejtuar nga PhD (c) Gjergji Tafa. Studentët u njohën me një prezantim të programit të këtij trajnimi kontabiliteti, i cili do të përfshijë pjesë teorike dhe praktike, në përputhje me legjislacionin shqiptar, ku do të mësohen konceptet bazë të kontabilitetit si dhe do njihen me kodin e punës. Përgjatë sesioneve të cilat do të...

IETT merr pjesë në webinarin me temë ‘Muzetë përgjatë ditëve online ’

Muzetë përgjatë ditëve online – përkushtim, vërtetësi, distancë. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, si anëtar i Interpret Europe mori pjesë në webinarin e radhës me temë ‘Muzetë përgjatë ditëve online – përkushtim, vërtetësi, distancë’. Teknologjitë online po përdoren gjithnjë e më shumë nga muzetë këto ditë si pasojë e pandemisë që ka kontribuar mjaft në këtë trend. Sidoqoftë, magjia e një vizite në muze bazohet në mundësinë ekskluzive për të pasur kontakt të drejtpërdrejtë me fenomene unike dhe për të...

IETT mori pjesë në takimin online: Kombinimi i trajnimeve të Interpret Europe me sistemet e certifikimit kombëtar

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT si anëtare e Interpret Europe, mori pjesë në takimin online me temë: Kombinimi i trajnimeve të Interpret Europe me sistemet e çertifikimit kombëtar. Përgjatë takimit, anëtarë të organizatave të tjera ndërkombëtare treguan eksperienca të ndryshme nga trajnime të realizuara nga IE në vendin e tyre. Gjithashtu u diskutuan ide për mundësitë e kombinimit të trajnimeve me sisteme të tjera të vlerësimit për guidat. IETT ishte i pari që solli një nga këto trajnime në Shqipëri,...

IETT organizon trajnimin: Përdorimi i platformës Google Workspace

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT organizoi trajnimin e dytë mbi përdorimin e platformave të mësimdhënies online për mësues dhe studentë:  Përdorimi i platformës Google Workspace (G-SUITE). Sesioni u drejtua nga lektori PhD. Bledar Kazia, pedagog dhe përgjegjës i departamentit të inxhinierisë kompjuterike pranë Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, CIT. Google Workspace, është një hapësirë ​​e integruar pune e njohur,  e cila lejon të shpenzohet më pak kohë në menaxhimin e detyrave, por jo gjithmonë e thjeshtë për t’u përdorur. Pjesëmarrësit...

IETT mori pjesë në takimin online dy-ditor Interreg IPA CBC

 Në kuadër të eventeve sensibilizuese organizuar nga Projekti NEST dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për Interreg IPA CBC Italy – Albania – Montenegro, IETT mori pjesë në takimin online dy-ditor i cili kishte në fokus diskutimin e çështjeve për krijimin e një laboratori “gjallues” (living lab), për zhvillimin e turizmit inteligjent në Shqipëri. Disa prej tyre kishin të bënin me: – Identifikimin e nevojave të informacionit, rrjeteve dhe teknologjisë së nevojshme për një menaxhim efikas, efektiv dhe inteligjent të destinacioneve tona...

Interpret Europe webinar: integrimi i interpretimit në parqe

IETT si anëtar i Interpret Europe, mori pjesë në webinarin e radhës me temë: Integrimi i interpretimit në parqe. Fatkeqësisht, potenciali i plotë për interpretim në parqet rajonale të natyrës dhe peizazhe nuk është realizuar ende sot. Por kjo mund të ndryshojë duke integruar interpretimin në mënyra të reja në këto kategori parqesh. Ka rreth 900 të këtij lloji në të gjithë Evropën. Ata kanë një qasje holistike, duke u përqëndruar jo vetëm në mbrojtjen e natyrës, por edhe në aktivizimin...

IETT pjesëmarrëse në webinarin “Crowdfunding” nga Global Albanians Foundation

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT mori pjesë në takimin online të organizuar nga Global Albanians Foundation, GAF mbi udhëzimin për OJF shqiptare për mbledhje fondesh. Takimi u hap nga Z. Mark Kosmo, Kryetar i GAF i cili dha një shpjegim mbi misionin dhe vizionin e organizatës, arritjet kryesore deri më tani si dhe çfarë ofron platforma GAF. Sesioni i dytë u mbajt nga Amarildo Ceka, i cili dha një informacion të detajuar mbi buxhetet e projekt propozimeve dhe këshilla për...

IETT pjesëmarrëse në takimin online “Ekonomia Inspiruese dhe OJF-të”

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në takimin online të International Institute of Inspiration Economy Project, IIEP me temë “Ekonomia Inspiruese dhe OJF-të” Sesioni u udhëhoq nga Dr. Khawla Al-Muhannadi dhe Dr. Muhamed Buheji, Themelues i IIEP. Ligjërata përmbajti një prezantim të detajuar nga Dr. Buheji, fillimisht mbi rolin dhe objektivat e IIEP, më pas mbi Ri-dimensionimin e rolit të OJF-ve bazuar në Ekonominë Inspiruese. Ai e nisi shpjegimin me një listim të epokave të evoluimit të Ekonomisë Inspiruese...

IETT certifikon studentët praktikantë në “Full Stack Development”

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, IETT pati kënaqësinë të certifikojë, studentë të Insitutit Kanadez të Teknologjisë, CIT të cilët përgjatë tre muajve kryen internship në “Full Stack Development” pranë ambienteve të Institutit. Gjatë kësaj periudhe ata patën mundësinë të koordinohen nën mbikqyrjen e pedagogëve të CIT për krijimin e një produkti final për IETT, siç ishte krjimi i një harte dixhitale që përmban pikat kryesore turistike në Shqipëri. IETT u uron studentëve suksese në projekte të tjera të ardhshme po...

Marrëveshje bashkëpunimi mes IETT dhe AU

Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) dhe “Albanian University” (AU), nënshkruan një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, me qëllim arritjen e rrugëve të suksesit në sektorë të ndryshëm, në shërbim të palëve të interesuara, bashkëpunëtorëve, studentëve apo stafeve respektive. Përfaqësues të dy institucioneve ishin Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, Drejtor Ekzekutiv i IETT dhe Prof. Dr. Kaliopi Naska, Rektore e AU të cilët në kuadër të diskutimeve shqyrtuan mundësitë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje mbi pikat e mëposhtme: 1. Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e...