Trajnimi “Certified Interpretive Guide”, CIG i sjellë për herë të parë në Shqipëri nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim më Interpret Europe IE, u përmbyll me sukses pas 5 ditësh intenstive dhe një programi i cili përgjatë 40-orëve siguroi një paketë të gjithanshme e të larmishme mjetesh për të kthyer çdo fenomen në një përvojë dhe audiencat pasive në aktive. Ky trajnim i njohur në nivel ndërkombëtar është krijuar për këdo në fushën e turizmit, trashëgimisë kulturore,...
Në datat 3-4 tetor 2020 u mbajt në Vlorë, Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Mësimi përgjatë jetës në Epokën Digjitale”, e cila pati si synim nxitjen e të mësuarit përgjatë jetës dhe shfrytëzimin e potencialeve të teknologjive digjitale. Pjesëmarrësit vinin nga fusha e disiplina të ndryshme shkencore, institucione kërkimore-shkencore, shtetërore e private, ofrues të arsimit, institucione të bashkësive fetare islame, udhëheqës të komunitetit, mësues e predikues nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, SHBA, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva. Kjo konferencë u organizua...
Ura e Mesit është ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, në vitin 1768 dhe është ura më e madhe që ka mbetur nga periudha e Perandorisë Osmane në Shqipëri, e për këtë ka fituar statusin si monument kulturor i kategorisë së parë Vendndodhja e saj është në fshatin Mes, rreth 5 km në verilindje të Shkodrës. Gjatë viteve ka shërbyer për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Pozicioni ku ngrihet ura është vend piktoresk dhe bukurinë ia shton edhe më shumë uji i...
Ura e Goricës, gjendet në qytetin e Beratit dhe është një nga urat e gurit më të mëdha në trevat shqiptare, njëkohësisht njëra prej urave më të vjetra të vendit. Ura është e ngritur mbi lumin Osum, në qendër të Beratit. Është ndërtuar në shekullin XVIII, fillimisht prej druri, e më pas në kohën e Ahmet Kurt Pashës ajo u ribë me gurë. Më vonë ura kaloi edhe në disa faza ndërtimi në periudha të ndryshme, ku pati një rindërtim thuajse...
Një godinë ku do të gjeni frymëzim më shumë se gjithçka tjetër. Qyteti i pavarësisë është njëri ndër vendet më të vizituar në të gjithë Shqipërinë. Buzë detit të këtij qyteti gjendet edhe shtëpia e selisë së Qeverisë së Vlorës, 1912. Kjo godinë, fillimisht ka shërbyer si ndërtesë e Karantinës, e pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912, u bë selia e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit për 14 muaj, deri në 22 janar të vitit...
Muzeu ndodhet në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth 30 metër larg bulevardit kryesor. Ai ka qenë i vendosur në objekte të ndryshme, por momentalisht objekti në të cilin gjendet ky muze, ka qenë ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës “Haki Stërmilli”, një ndërtesë dykatëshe, e vjetër për nga vitet e ndërtimit, por e mirëmbajtur bukur mirë. Në këtë ndërtesë dy katëshe mund t’i vizitoni tre pavione me 2000 relikte mjaft të rëndësishme të periudhave të ndryshme kohore. Për t’i parë...
“Qyteti i gurtë” me të drejtë konsiderohet margaritari i trashëgimisë sonë kulturore. Pikërisht në këtë qytet ndodhet edhe njëri ndër muzeumet më të rëndësishëm të traditës dokësore dhe zakonore. Objekti i muzeut është vendosur në lagjen “Palorto” dhe daton qysh në shekullin e XIX. Ndërtuar tre shekuj më parë, banesa e tipit kullë, që përfaqëson një model tipik të jetës të një familjeje qytetare patriarkale të kohës, po vazhdon ende të luajë rolin e muzeut në Gjirokastër. Objekti ka katër kate dhe...
Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky vend muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. E kur jemi te vlerat themi se simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Kalaja e Gjirokastrës është e lidhur ngusht me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m...
Kalaja e Borshit ngrihet mbi një kodër, e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit. Kalaja e Borshit ngrihet në 500 m lartësi mbidetare dhe ka një pozicion të favorshëm për t’u vizituar. Sipas studiuesve, kalaja e ka zanafillën diku në shekullin e XII. Edhe pse ka mendime që ndërtimin e saj e lidhin me periudha të më hershme. Kjo kala, kohë më parë njihej me emrin si Kalaja e Sopotit,...
Kalaja e Shkodrës, apo siç njihet ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Prej kohësh, ajo mbetët një monument shumë i rëndësishëm i vendit. Këtu nuk po ndalemi të shpjegojmë nga e ka marrë emrin Kalaja e Rozafës, sepse legjendën e Rozafës e kemi të njohur thuasje të gjithë. Kalaja është ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, nga ana jug-lindore e tij. Rezulton të...