Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në takimin online të International Institute of Inspiration Economy Project, IIEP me temë “Ekonomia Inspiruese dhe OJF-të” Sesioni u udhëhoq nga Dr. Khawla Al-Muhannadi dhe Dr. Muhamed Buheji, Themelues i IIEP. Ligjërata përmbajti një prezantim të detajuar nga Dr. Buheji, fillimisht mbi rolin dhe objektivat e IIEP, më pas mbi Ri-dimensionimin e rolit të OJF-ve bazuar në Ekonominë Inspiruese. Ai e nisi shpjegimin me një listim të epokave të evoluimit të Ekonomisë Inspiruese...