Gjatë shtatë ditëve, IETT organizoi një sërë leksionesh dhe vizitash studimore në Shqipëri dhe Kosovë mbi Ekonominë Frymuese. Ligjëratat u mbajtën nga Dr. Mohamed Buheji, themelues i Institutit Ndërkombëtar të Ekonomisë Frymëzuese, IIIE dhe Dr. Dunya Ahmed, asistent profesor në Departamentin e Shkencave Sociale në Universitetin e Bahreinit dhe Kryetare e Komitetit Shkencor në IIIE. Në ditën e fundit të vizitave të tyre, u zhvillua një takim përmbyllës në ambientet e IETT, me praninë e anëtarëve të bordit, stafit dhe bashkëpunëtorëve të...
Bujqësia është sektori më i rëndësishëm ekonomik në rajonet rurale të Shqipërisë. Në kuadër të serisë së leksioneve mbi ekonominë frymëzuese, të përgatitur nga IETT, Dr. Mohamed Buheji, gjatë vizitës së tij në ambientet e “Organic Herb”, mbajti një leksion me temën “Ekonomia frymëzuese në fushën e bujqësisë dhe zgjidhjet që ajo u ofron familjeve në zonat rurale”.
Duke ndarë përvojat e tij, Dr. Buheji dha informacione dhe këshilla lidhur me zhvillimin afatgjatë të sipërmarrjes rurale, si një fushë shtesë veprimi.
Siç argumentojnë psikologët dhe sociologët, koha e lirë ka një rol pozitiv në procesin e prodhimit: mund të përmirësojë produktivitetin e punës së individëve duke ndikuar në vetë-zhvillimin e tyre. Në kuadër të serisë së leksioneve të organizuara nga IETT mbi Ekonominë frymëzuese, këtë herë në qytetin e Shkodrës, Dr. Buheji e orientoi temën drejt një vështrimi ekonomik nga një këndvështrim sociologjik. ...
Në kuadër të serisë së leksioneve mbi Ekonominë frymëzuese, u mbajt ligjërata e parë me temë: “Përgjegjësitë sipërmarrëse ndaj shoqërisë” nga Dr. Mohamed Buheji, që u zhvillua në ambientet e shtypshkronjës ‘Mileniumi i Ri’, Durrës. Dr. Buheji konsiderohet një ekspert kryesor në fushat e Ekselencës, Njohurisë, Inovacionit, Frymëzimit, Menaxhimit të Ndryshimeve dhe Rritjes së Konkurrueshmërisë për vendet dhe komunitetet. ...