Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky vend muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. E kur jemi te vlerat themi se simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Kalaja e Gjirokastrës është e lidhur ngusht me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m...
Kalaja e Borshit ngrihet mbi një kodër, e cila përfundon në majë me një kreshtë shkëmbore dhe zë një pozicion qendror kundrejt qytetit antik të Borshit. Kalaja e Borshit ngrihet në 500 m lartësi mbidetare dhe ka një pozicion të favorshëm për t’u vizituar. Sipas studiuesve, kalaja e ka zanafillën diku në shekullin e XII. Edhe pse ka mendime që ndërtimin e saj e lidhin me periudha të më hershme. Kjo kala, kohë më parë njihej me emrin si Kalaja e Sopotit,...
Kalaja e Shkodrës, apo siç njihet ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Prej kohësh, ajo mbetët një monument shumë i rëndësishëm i vendit. Këtu nuk po ndalemi të shpjegojmë nga e ka marrë emrin Kalaja e Rozafës, sepse legjendën e Rozafës e kemi të njohur thuasje të gjithë. Kalaja është ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, nga ana jug-lindore e tij. Rezulton të...