Katedralja e Shën Shtjefnit, Shkodër

Katedralja e Shën Shtjefnit, nga banorët shkodranë njihet edhe si Kisha e Madhe. Thuhet se katedralja ndodhej brenda mureve të kalasë së njohur të Rozafës, deri në vitin 1478, kur pushtimi osman i qytetit të fortifikuar e shndërroi atë në xhami. Qindra vite më vonë, në vitin 1851, besimtarët shkodranë i kërkuan zyrtarisht Sulltanit në Stamboll që katedralja të ndërtohej në Shkodër. Pas 7 vitesh, në prill të vitit 1858, nisi ndërtimi i Katedrales. Me një pozicion të favorshëm fare pranë...