Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare Ballkanologjia, edicioni i katërt, me temë kryesore: “Ballkani midis integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal”. Drejtori i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj referoi në këtë konferencë me temën: “Marrëdhëniet Ndërfetare në Ballkan dhe Multikulturalizmi në BE”. Aktiviteti u organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me qendër në Shkup. ITSHKSH përmes kësaj konference shkencore synoi të nxjerr në pah aspektet humane të përafrimit në mes të popujve, nëpërmjet...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit u paraqit në këtë konferencë shkencore me temën: “Efektet socio-kulturore të zejtarisë në Preshevë e rrethinë” e prezantuar nga drejtori i IETT, Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj. Ky aktivitet u organizua nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, në datat 23-24 tetor 2021, në Preshevë. Në aktivitet morën pjesë studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora, etj. Lugina e...
“Rigjenerimi i Turizmit Evropian përmes Kulturës, Trashëgimisë dhe Kreativitetit” është tema e konferencës ndërkombëtare të ECTN, e cila mbahet nga 20-23 tetor në Athinë, Greqi. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit ishte pjesë e konferencës me temë: “Sitet arkeologjike dhe muzetë si atraksione turistike kulturore në Shqipëri” prezantuar nga Drejtori i IETT, Prof.Ass. Dr Ramiz Zekaj. Konferenca e 14-të ECTN ka në fokus tendencat më të fundit në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe turizmit të qëndrueshëm, duke përfshirë inovacionin, dixhitalizimin, kreativitetin dhe...
Në datat 25-26 shtator 2021 u mbajt në Korçë, Konferenca Ndërkombëtare me temë: “Mësimi i shkencave shoqërore dhe humane në medresetë e ballkanit”, e cila pati si synim të hedhurit dritë mbi përfshirjen e shkencave humane dhe shoqërore në kurrikulat e medreseve të Ballkanit dhe statusin e tyre aktual. Pjesëmarrësit vinin nga fusha e disiplina të ndryshme shkencore, institucione kërkimore-shkencore, shtetërore e private, ofrues të arsimit, institucione të bashkësive fetare islame, udhëheqës të komunitetit, mësues e predikues nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina,...
Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit në bashkëpunim me “Balkan Pearls Tour Operator” organizuan për studentët e Canadian Institute of Technology (CIT), turin historiko-kulturor që përfshiu vende të Shqipërisë juglindore, si Korcë, Pogradec, Tushemisht, Liqeni i Prespës dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut si Struga dhe Ohri. Studentët patën mundësi të njihen nga afër me trashëgiminë kulturore, qendrën historike, manastirin dhe kalanë e qytetit të vjetër të Strugës dhe Ohrit. Sikundër shijuan mrekullinë e Liqenit të Ohrit dhe muzeut mbi ujë...
“𝙃𝙚𝙧𝙞𝙩𝙖𝙜𝙚 𝙘𝙤𝙣𝙣𝙚𝙘𝙩𝙨 𝙪𝙨 𝙩𝙤 𝙚𝙖𝙘𝙝 𝙤𝙩𝙝𝙚𝙧, 𝙤𝙪𝙧 𝙘𝙤𝙢𝙢𝙪𝙣𝙞𝙩𝙮, 𝙤𝙪𝙧 𝙘𝙤𝙪𝙣𝙩𝙧𝙮, 𝙤𝙪𝙧 𝙬𝙤𝙧𝙡𝙙” – Lisa BROCHOU, drejtor i asociuar i Shoqatës Kombëtare të SHBA për Interpretim (NAI), mbajti një fjalim kryesor të frymëzuar në ditën e fundit të konferencës së IE. adresa, ‘ Moderuar nga Valya Stergioti, Koordinatorja e Trajnimit të IE-së, dita e fundit ofroi prezantime mbresëlënëse, punëtori, raunde tematike tavoline, kuti xhami, kënd të folësve dhe shumë aktivitete të tjera. IATT ishte pjesë e një punëtorie shumë interesante nga Janja...
Dita e dytë e konferencës, prezantuar nga Peter Seccombe, Angli solli për pjesëmarrësit ligjërata tepër interesante për kulturën, trashëgiminë botërore, turizmin, muzetë, arkitekturën etj. Referimi kryesor u mbajt nga Dirk Gotzmann, drejtor i ‘CIVILSCAPE’, Gjermani. Prezantimi kishte në fokus Konventën e Këshillit të Europës për Peisazhin ose ndryshe quajtur Konventa e Florencës. Gotzmann na kujtoi se peizazhi është i lidhur pazgjidhshmërisht me perceptimin personal që përfshin të gjitha shqisat tona. Ndër prezantimet e ditës së dytë, do të veçonim përfaqësimin e Shqipërisë...
Interpret Europe çeli siparin e konferencës ndërkombëtare me temë: “Fostering Heritage Communities” më 8 Maj 2020. Kjo është hera e parë, që një event i tillë katër-ditor mbahet online nga IE për më shumë se 150 pjesëmarrës nga 35 vende. Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizimit, IETT si anëtar i Interpret Europe prej vitit 2019, ndoqi me vëmendje të gjitha sesionet e ditës së parë. Konferenca u hap me një fjalim përshëndetës nga Z. Thorsten Ludwig, drejtor organizativ i IE që...
“Ekonomia inspiruese në kohë krizash” ishte tema e konferencës së parë shkencore ndërkombëtare e organizuar më 3-6 Shkurt 2020 nga “Inspiration Economy Society” (IES) në bashkëpunim me “International Inspiration Economy Project” (IIEP). Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte dhe Drejtori Ekzekutiv i IETT Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj, i cili u paraqit me temën: “Roli i filantropisë dhe punës vullnetare në sjelljen e ndryshimit dhe ndikimi në shoqërinë shqiptare”, e cila përmbante një përmbledhje të historisë së bamirësisë në Shqipëri. Prof. Zekaj,...