Leksion i hapur “Tour Operator”

“Tour Operator”- Leksion i hapur me studentë të Universitetit të Korçës, UNIKO IETT në bashkëpunim me agjencinë turistike “Balkan Pearls Tour Operator” dhe Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti Marketing – Turizëm në UNIKO zhvilluan orën e leksionit të hapur “Operatori turistik”. Leksioni i drejtuar nga Znj. Vilma Meta, menaxhere e agjencisë BPTO, trajtoi një shumëllojshmëri çështjesh mbi komponentët bazë të turizmit, ndryshimin mes një operatori dhe agjenti turistik, detyrat apo përgjegjësitë e tyre. Në sesionin e dytë, duke krijuar një lidhje paralele mes pjesës...