Në kuadër të “Java e Kulturës Egjiptiane”, IETT organizoi pranë ambienteve të saj, një leksion të hapur mbi marrëdhëniet Egjipt-Shqipëri, me pjesëmarrjen e veçantë të Ambasadorit të Egjiptit në Tiranë, Sh.T.Z. Mohamed Heider, së bashku me pjesëtarë të tjerë të Ambasadës së Egjiptit, profesorë, studiues, si dhe studentë. Ne kemi një tërheqje ndaj kulturës së jashtëzakonshme të Egjiptit, por edhe për faktin se një pjesë e historisë sonë është e lidhur me atë vend. Të pranishmit u përshëndetën fillimisht nga Drejtori...
IETT organizoi një leksion të hapur me Prof. Dr. Khalid Alskait, nga Kolegji i Arkitekturës dhe Planifikimit në Universitetin “King Saud”, Arabi Saudite. Ai solli për të pranishmit shembullin e ndërtimit të qytetit Banban në Riad, Arabi Saudite me materiale natyrore. Këto lloj ndërtimesh, siç është rëra e ngjeshur, veç të tjerash kanë jetëgjatësi që shkon 600-700 vjet më shumë në krahasim me betonin, i cili shkon 60-70 vite dhe më pas kërkon ndërhyrje. Këtu u dha si shembull edhe Pallati Alhambra...